Podgoricë – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj priti në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Z. Gjeloshaj teksa i ka uruar mirëseardhje kryebashkiakut Veliaj, ka theksuar marrëdhëniet e mira në mes bashkive të Malit të Zi dhe Tiranës.
“Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e fillimit të projekteve të përbashkëta dhe avancimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat relevante, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, turizëm dhe sport”, ka thënë Gjeloshaj.
Ndërkaq, në fund të këtij takimi, dy zyrtarët kanë theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke u dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
t.u.
