Vullnetarët eKorpusit të Paqes ndihmojnëkomunitetin nëMal të Zi

Në Mal të Zi veprojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të cilët shërbejnë në arsim e në shëndetësi, por edhe në nxitjen organizative në komunitetet e ndryshme. Njëri prej tyre është Eric, i cili po kontribuon në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Komunën e Ulqinit

Ali Salaj

Zoti Eric zhvillon orë mësimore të gjuhës angleze me nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë të Ulqinit. Ai i tha se në komunitet ndihet si një anëtar i pandashëm i tij.

“Të jesh pjesë e komunitetit është shumë e rëndësishme për vullnetarët e Korpusit të Paqes. Unë jetoj dhe punoj në këtë fshat tash dy vite dhe në komunitet ndihem si anëtar i tij. Banoj në fshat dhe punoj në shkollë”, thotë zoti Eric


“Të jesh pjesë e komunitetit është shumë e rëndësishme për vullnetarët e Korpusit të Paqes. Unë jetoj dhe punoj në këtë fshat tash dy vite dhe në komunitet ndihem si anëtar i tij. Banoj në fshat dhe punoj në shkollë”, thotë zoti Eric.
Nxënësja Suela Rexha, e cila ndjek mësimin e vullnetarit Eric vlerëson punën e tij që ka një ndikim jashtëzakonisht të mirë.

“Me ardhjen e arsimtarit Eric në shkollë mendoj që ka pasur një ndikim shumë të mirë. Në shkollën tonë nxënësit kanë pasur një rritje në të mësuarit e gjuhës angleze. Unë do të thosha se klasa jonë ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm në të mësuarin e gjuhës angleze. Në këtë kuadër arsimtari Eric ndau një pjesë të kulturës amerikane me ne, kurse ne ndamë një pjesë të kulturës sonë shqiptare me të”, thotë nxënësja Rexha


“Me ardhjen e arsimtarit Eric në shkollë mendoj që ka pasur një ndikim shumë të mirë. Në shkollën tonë nxënësit kanë pasur një rritje në të mësuarit e gjuhës angleze. Unë do të thosha se klasa jonë ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm në të mësuarin e gjuhës angleze. Në këtë kuadër arsimtari Eric ndau një pjesë të kulturës amerikane me ne, kurse ne ndamë një pjesë të kulturës sonë shqiptare me të”, thotë nxënësja Rexha.
Edhe drejtori i Shkollës Fillore, “Bedri Elezaga”, Mustafë Bardhi, vë në dukje, punën e mirë të vullnetarit Eric, i cili solli risi në procesin mësimor.

“Të gjithë ne si staf jemi familjarizuar me Ericun. Është një person i qetë, i cili e adhuron natyrën dhe një person që solli shumë risi duke e zhvilluar procesin mësimor edhe jashtë mureve të shkollës. Me Ericun kemi arritur të kryejmë shumë projekte të mira dhe kemi arritur që edhe nxënësit në një formë të jenë më të kënaqur dhe më të plotësuar me dije falë përvojës dhe falë angazhimit të Ericut”, tha zoti Bardhi


“ Të gjithë ne si staf jemi familjarizuar me Ericun. Është një person i qetë, i cili e adhuron natyrën dhe një person që solli shumë risi duke e zhvilluar procesin mësimor edhe jashtë mureve të shkollës. Me Ericun kemi arritur të kryejmë shumë projekte të mira dhe kemi arritur që edhe nxënësit në një formë të jenë më të kënaqur dhe më të plotësuar me dije falë përvojës dhe falë angazhimit të Ericut”, tha zoti Bardhi.
Institucionet arsimore shfaqin mirënjohje për partneritetin dhe për mundësinë që vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes ofrojnë përvojën e tyre në krijimin e gjeneratave të nxënësve me njohuri më të veçanta.

Të fundit

më të lexuarat