Vendim i shumëpritur dhe i përshëndetur

Tuz – Partitë politike shqiptare të cilat veprojnë në Komunën e Tuzit pas një sërë negociatash të ndërsjella, arritën Memorandum Bashkëpunimi për të dalë në një listë të vetme të përbashkët në zgjedhjet lokale të 3 marsit.
Më herët, marrëveshje kishin arritur Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, të cilët formuan koalicionin e quajtur “Forumi Shqiptar” dhe së fundmi këtij koalicioni iu bashkëngjit edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe kështu më në fund shqiptarët do të dalin së bashku në këto zgjedhje.
Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, lideri i UDSH-së, Fadil Kajoshaj, tha se pas shumë takimeve në mes të spektrit politik shqiptar, arritën në konkluzionin që është më mirë që të dalin të gjithë së bashku në zgjedhje.
“U bashkuam për shumë arsye. Partia jonë si parti nacionale ka pothuajse të njëjtin program, të njëjtat objektiva dhe pikësynime me partitë e tjera shqiptare që janë realizimi i të drejtave të shqiptarëve dhe arritja e tyre në standarde më të larta. Për t’u bashkuar kemi pasur sugjerime vite me radhë edhe nga Diaspora dhe në këtë kuadër e kemi parë shumë të arsyeshme dhe të logjikshme në veçanti tani kur janë votat e parë për komunë të plotë, që të dalim të bashkuar në zgjedhje. Sukses për ne përbën fakti që ne tani jemi të bashkuar në zgjedhje por unë besoj se do dalim forca kryesore politike në Komunë e Tuzit”, u shpreh Fadil Kajoshaj nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “850” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat