Guci – Në ambientin e sallës së komunës për seanca, takime dhe tubime, të premten më 29 nëntor 2024, u mbajt seanca e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës në mandatin e ri katërvjeçar në të cilën ishin të pranishëm 27 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi edhe në përbërje të re, seancë kjo e cila në bazë të përmbajtjes së pikave të rendit të ditës (11 sosh) të propozuara nga kryetari i Kuvendit, plotësisht ishte e përqendruar në zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve dhe këshillave të punës së organeve të qeverisjes lokale.
Para fillimit të punës së seancës, të cilën e hapi kryetari i Kuvendit, Edvin Bektesheviq, u verifikua mandati i këshilltarëve të ri, në vend të atyre që paraprakisht kishin dhënë dorëheqje nga detyra e Këshilltarit. Në vend të këshilltarëve të dorëhequr nga lista zgjedhore e koalicionit “Me zemër për Gucinë”, Sanell Balliq (u zgjodh kryetar i Komunës), Irfan Dervisheviq dhe Sead Feratoviq, u zgjodhën këshilltarët e ri nga lista e po këtij koalicioni BB-SD-PSD, Kevin Mrkulliq, Flamur Gjonbalaj dhe Ines Omeragiq dhe në vend të këshilltarit të dorëhequr më parë nga koalicioni i listës zgjedhore “Forumi shqiptar – Bashkë për Gucinë” (LDSH-ASH-UDSH), Musa Goçaj, u zgjodh këshilltarja e re, Tina Sinanaj-Qosaj, nga lista e po të njëjtit koalicion.
Këshilltarët pastaj për shqyrtim dhe miratim patën përmbajtjet e procesverbaleve nga dy seanca të KK-së – të seancës së mbajtur më 18 korrik 2024, i cili pa vërejtje u miratua njëzëri dhe procesverbalin nga seanca e parë e rregullt të mbajtur më 1 nëntor 2024, në përmbajtjen e të cilit patën vërejtje dhe sugjerime këshilltarët në opozitë, Demir Bajroviq e Seniha Kollenoviq (PDS) dhe Bujar Hasangjekaj e Salih Gjonbalaj (Koalicioni “Forumi shqiptar – Bashkë për Gucinë”), i cili u miratua me 16 vota “për” 10 “kundër” dhe 1 “të përmbajtur”.
Këshilltarët e pranishëm po ashtu njëzëri miratuan rendin e propozuar të ditës pa ndryshime dhe plotësime.
Theksojmë se po ashtu para fillimit të punës së seancës, nënkryetari i Kuvendit të Komunës, Fadil Ulaj, të pranishmëve shqiptarë ua uroi Ditën e Flamurit kombëtar – 28 Nëntorin.
Në seancë u vendos që të gjitha pikat e rendit të ditës të trajtohen dhe shqyrtohen në pako ashtu që referueses (propozueses) i kryetares së Këshillit për zgjedhje dhe emërime, Anisa Feratoviq, t’i prezantojë (propozojë) në vazhdimësi anëtarët e komisioneve dhe këshillave të punës së organeve të qeverisjes lokale për anëtarë të komisionit për vetëqeverisje lokale zgjidhen: Demir Bajroviq, kryetar, Asdren Çelaj, Adella Julleviq, Enes Radonçiq e Sefedin Dedushaj, anëtarë të Komisionit për fushën komunale, banesore, mbrojtje të mjedisit, ekonomi, zhvillim dhe financa: Muamer Bektesheviq, kryetar, Suad Gjurkoviq, Ines Omeragiq, Semih Rexhepagiq e Bujar Hasangjekaj, për anëtarë të Komisionit për veprimtari shoqërore: Asdren Çelaj, kryetar, Sheqo Gruda, Kevin Mrkulliq, Adell Damjanoviq e Hasnije Kukaj Gjonbalaj, për anëtar të Këshillit për monitorimin dhe realizimin e Kushtetutës dhe Statutit: Allina Shehoviq, Arbër Vukaj, Minella Çekiq, Demir Bajroviq e Salih Gjonbalaj, për anëtarë të Këshillit për peticione, propozime dhe mbikëqyrje shoqërore: Arbër Vukaj, kryetar, Arllinda Omeragiq e Seniha Kollenoviq, për anëtarë të Këshillit për dispozita: Semih Nikoçeviq, kryetar, Sejo Feratoviq, Anisa Feratoviq, Seniha Kollenoviq e Myftar Balidemaj, për anëtarë të Këshillit për bashkëpunim ndërkomunal: Dr. Harisa Llalliçiq, Adella Julleviq, Vllaznim Kukaj, Emir Çekiq e Bujar Hasangjekaj, për anëtarë të Këshillit për mbrojtje të mjedisit: Gani Kukaj, kryetar, Allden Seferagiq, Sheqo Gruda, Mersiha Brdakiq e Butrint Gjonbalaj, për anëtarë të Këshillit për çështje fetare: Allen Radonçiq, kryetar, Endrit Dedushaj, Muamer Bektesheviq, Adell Damjanoviq e Gani Kukaj dhe këshilltarët që marrin pjesë në lidhjen e martesave në shërbimin e ofiqarisë në Guci: Adill Mullamekiq, Flamur Gjonbalaj, Asdren Çelaj, Emir Çekiq, Tina Sinanaj-Qosaj dhe Minella Çekiq.
Me aklamacion të hapur këshilltarët njëzëri miratuan konstituimin e të gjitha komisioneve dhe këshillave të punës së organeve të qeverisjes lokale veç e veç, ashtu siç janë propozuar.
Shaban Hasangjekaj