U organizua “Pazari i dimrit në Malësi”

Tuz – Përkundër faktit se këtë vit ndodhemi në rrethana specifike të të jetuarit, në Malësi ndryshe nga vitet e mëparshme u ndie një atmosferë ndryshe në vigjilje të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, atmosferë më e ngrohtë dhe më festive. Këtë harmoni festash e solli “Pazari i dimrit në Malësi”, i cili u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit.
Ky pazar mblodhi ndërrmarrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët sollën produkte ushqimore si dhe punime të lloj-llojshme artizanale, por edhe kafe, pije të ndryshme dhe punime artistike. Të gjitha këto u vendosën në qendër të qytezës së Tuzit në ambient të hapur, në mes dekorimeve të shumta të cilat u realizuan për festat e fundvitit.
Kjo është hera e parë që organizohet ”Pazari i dimrit në Malësi”, i cili u hap nga data 21 dhjetor, ndërsa do të zgjasë deri më 8 janar 2021.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat