Guci – Në kuadër të pritjes dhe shënimit të Vitit të Ri 2022, Komuna e Gucisë, të martën, më 28 dhjetor 2021, vogëlushëve të cilët qëndrojnë në Kopshtin e Fëmijëve në Guci, u ka ndarë 85 pako me dhurata.
Në emër të Komunës së Gucisë, gjatë ndarjes së pakove me dhurata vogëlushëve, kanë qenë të pranishëm nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq dhe sekretarja për Administrim të përgjithshëm dhe veprimtari shoqërore, Samra Balliq. Nënkryetari i Komunës së Gucisë, Huso Brdakiq, në fjalën e rastit, ka thënë se edhe këtë vit vetëqeverisja lokale ka përgatitur pako me dhurata për qytetarët më të vegjël, dhe në atë mënyrë ka dëshmuar (shprehur) kujdesin mbi banorët e vet më të rinj.
Drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve në Plavë, zonja Dragana Ojdaniq, në përbërje të së cilit punon edhe ai në Guci, ka falënderuar Komunën e Gucisë, e cila edhe këtë vit ka ndarë një pjesë të mjeteve për blerjen e këtyre pakove me dhurata, duke shprehur ashtu kujdesin për banorët më të rinj të vet.
Në fund, nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq, me bashkëpunëtorët e vet, në emër të kolektivit të komunës, të gjithë vogëlushëve dhe edukatorëve të tyre u ka dëshiruar fat dhe gjitha të mirat për festat e Vitit të Ri. Më pastaj vogëlushët kanë përgatitur fletëurimet modeste për komunën, përmes së cilave ata kanë shprehur dhe dëshmuar falënderimet e veta të sinqerta për pakot me dhurata të dorëzuara.
Sh. Hasangjekaj