Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit në mbledhjen e shtatëmbëdhjetë të veçantë ka votuar me shumicë votash, propozimin e vendimit për ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë të KU të Tuzit, Propozimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit dhe propozimin e vendimit për pjesën variabile të pagës.
Sipas dokumentit në të cilin janë definuar këto pika të rendit të ditës me anë të neneve përkatëse, me këto vendime përcaktohet koeficienti që ka të bëjë me të ardhurat e funksionarëve lokalë sipas funksionit të ushtruar në përputhje me ligjin me të cilin përcaktohen të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik.
“Të punësuarit të cilët punët i kryejnë me titullin shef, udhëheqës i sektorit ose titull tjetër përkatës, shtimi në pagën kryesore përcaktohet në shumën deri në 10 përqind”.
Ndërkaq, referuar dokumentit në fjalë, mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit, me këtë vendim përcaktohen koeficientët për të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit për kryerjen e punëve shtesë në vende të caktuara të punës dhe çështje të tjera me rëndësi për realizimin e të drejtave, në përputhje me ligjin i cili rregullon të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik e që konsiston në varësi të nivelit të kualifikimit arsimor, të përgjegjësive, etj. t.u.