U miratua propozim vendimi që edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Kuvendi i Komunës të numërojë gjithsej 30 këshilltarë

Guci- Në seancën e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2024, të mbajtur në sallën e Komunës për seanca, takim dhe tubime, në të cilën ishin të pranishëm 22 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi, të cilën e hapi kryetari i Kuvendit Bujar Hasangjekaj, e cila për shqyrtim pati vetëm një pikë të rendit të ditës – Propozim vendimin për përcaktimin e numrit të këshilltarëve të cilët zgjedhën në Kuvendin e Komunës së Gucisë.
Propozimin e kryetarit të Kuvendit, Hasangjekaj, që edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar Kuvendi i Komunës të numërojë gjithsej 30 këshilltarë, këshilltarët e pranishëm me aklamacion të haur e miratuan njëzëri.
Zgjedhjet e rregullta lokale në Komunën e Gucisë, të cilat i shpalli presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të mbahen më 15 shtator 2024 dhe do të zhvillohen në 10 (dhjetë) vendvotime – tri në qytetin e Gucisë dhe shtatë në vendbanimet rurale periferike.
Theksojmë se sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të Malit të Zi, më 10 korrik 2024, numri i votuesve në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë, përfshirë votuesit që fitojnë të drejtën e votës deri në ditën e zgjedhjeve, dhe në ditën e zgjedhjeve, është 4.617.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat