U miratua Llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2015

Plavë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e katërt të rregullt, të mbajtur më 29 dhjetor në sallën e Qendrës për Kulturë, miratuan vendimin mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit të kësaj komune për vitin 2015.
Për këtë vendim votuan 16 këshilltarë të Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake dhe Partisë Popullore të Socialistëve, të përmbajtur ishin dy këshilltarë të Frontit Demokratik, kurse kundër ishte këshilltari i Iniciativës Qytetare të Plavës, Ibër Hoti, i cili kishte vërejtje për mënyrën e realizimit të buxhetit.

Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat