U inaugurua objekti i qendrës administrative të komunës

Guci – 16 janari për qytetarët e Gucisë me rrethinë, ishte vërtetë ditë e veçantë që do të shënohet me shkronja të arta në historikun e saj, ditë, kur në mënyrë solemne në praninë e disa qindra qytetarëve të komunave Guci e Plavë dhe më gjerë, por edhe të një numri të konsiderueshëm mysafirësh dhe personalitetesh të larta e të shquara të veprimtarive shoqërore, kulturore, shkencore, sportive e fetare, vendore e shtetërore, si dhe përfaqësues të diasporës, u inaugurua objekti i ri i Qendrës Administrative të Komunës.
Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili këtë ditë ishte në vizitë njëditëshe pune Komunës së Gucisë, me ç ‘rast në takimin që pati me udhëheqësit e Administratës lokale, bisedoi mbi çështjet vitale, që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës, pastaj pati nderin që bashkë me kryetaren e Komunës, Anella Çekiq, ta presë shiritin e përurimit dhe solemnisht ta shpallin të hapur për punë këtë objekt vërtetë të rëndësishëm dhe madhështor. Me këtë akt, objekti, ndërtimi i të cilit ka filluar që nga viti 2009, definitivisht është vënë në funksion të Administratës lokale në Guci.
Pas intonimit të himnit të shtetit të Malit të Zi, kryetarja e Komunës së Gucisë, zonjusha Anella Çekiq, duke përshëndetur gjithë të pranishmit në gjuhën malazeze dhe atë shqipe, e në veçanti kryeministrin Dushko Markoviq me bashkëpunëtorë, ministreshën e Administratës publike, Suzana Pribilloviq, ambasadorin e Kroacisë në Mal të Zi, Vesellko Grubishiq, koordinatorin e Agjencionit turk TIKA në Mal të Zi, kryetarët e komunave dhe kuvendeve të komunave në rrethinë, kryebashkiakun e Podgoricës, dr. Ivan Vukoviq, kryetarin e komunës së binjakëzuar të Pejës, Gazmend Muhaxherin me bashkëpunëtorë, sekretarin e përgjithshëm të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Skender Sharkinoviq, kryetarin e Shoqatës së Lidhjes së Luftëtareve të LNÇ-së në Mal të Zi, Zuvdija Hoxhiq, përfaqësuesit e Diasporës, dhe shumë të pranishëm të tjerë, ka shprehur kënaqësi të jashtëzakonshme me aktin madhor të hapjes së Qendrës Administrative të Komunës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat