Guci – Ajo që nuk u arrit që më se dy muaj në përpjekjet dhe bisedimet për lidhjen e koalicioneve paszgjedhore për konstituimin e pushtetit lokal në Komunën e Gucisë, u arrit në dy ditët e fundit të vitit të kaluar.
Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të filluar më 14 nëntor të vitit të kaluar, në të cilën është bërë verifikimi i mandateve të këshilltarëve, të premten në mbrëmje, më 30 dhjetor, është bërë verifikimi i mandateve të këshilltarëve të rinj në vend të atyre që dhanë dorëheqje.
Këshilltarin e Partisë Boshnjake e zëvendësoi Ruzhdia Radonçiq, këshilltaren e PDS-së e zëvendësoi këshilltarja e re Anella Lluceviq, dhe këshilltarin e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Bujar Hasangjekaj, e zëvendësoi këshilltari i ri Lirim Goçaj.
Sipas rendit të ditës, i cili u miratua njëzëri, këshilltarët me deklarim të hapur zgjodhën këshillin prej 7 anëtarësh për zgjedhje dhe emërime, në krye me Demir Bajroviq (PDS). Sh. Hasangjekaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore