T’ua kthejmë fëmijëve këndet e lojërave

Organizatorët presin nga kjo protestë ndërgjegjësim të përfaqësuesve të institucioneve dhe organeve kompetente, nga të cilët kërkojnë së paku një kënd lojërash për fëmijë, për mirëmbajtjen e të cilit do të krijohej një plan me qëllim që t’i rezistojë kohës dhe të dënohen keqbërësit

Grupi joformal i prindërve organizoi pasditen e ditës së diel në Ranë marshin protestues me qëllim shprehjen e pakënaqësisë në lidhje me mungesën e hapësirave publike funksionale dhe të sigurta për fëmijët në komunën e Ulqinit.
Një nga organizatoret kryesore të këtij tubimi, gazetarja Eliana Peku, përpara turmës së pranishme deklaroi se “mund të duket qesharake se për çfarë po protestojmë, por në fakt është e dhimbshme”.
I vetmi park publik në territorin e komunës së Ulqinit është ai në Zenelaj, i ndërtuar në formë donacioni nga familja Hajdari që jeton në diasporë, përderisa dy parqet ekzistuese në zonën e qytetit janë në gjendje të mjerueshme.
Organizatorët presin nga kjo protestë ndërgjegjësim të përfaqësuesve të institucioneve dhe organeve kompetente, nga të cilët kërkojnë së paku një kënd lojërash për fëmijë, për mirëmbajtjen e të cilit do të krijohej një plan me qëllim që t’i rezistojë kohës dhe të dënohen keqbërësit.

Arjona Resulani

Të fundit

më të lexuarat