Guci – Pas më shumë se dy vitesh, Komuna e Gucisë është drejt fundit të realizimit të Projektit “Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”, i cili është miratuar në kuadër të ftesës tejkufitare Mali i Zi – Kosova, e realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës, e në mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.
Ky projekt ka filluar me qëllim që përmes të valorizimit të trashëgimisë kulturore, të avancohet oferta turistike e rajonit tejkufitar të Bjeshëve të Nëmuna. Përmes projektit janë implementuar një vistër aktivitetesh, të cilat së pari janë përqendruar në futjen në hartë të resurseve dhe seleksionimin e pikave të cilat mund të gjenden në hartën turistike të Gucisë.
Rrugëtimi (marshuta) kulturore përfshin 19 pika, të cilat janë prezantuar përmes audio-udhërrëfyesve, derisa në lokalitetet me rëndësi të madhe në periudhën e ardhshme do të jenë të vendosura pesë info tabela. Përmbajtja e audio-udhërrëfyesit është e përgatitur në gjuhët angleze, gjermane dhe franceze, dhe paraqet burim të begatë faktesh dhe gjërash interesante mbi pikat e përzgjedhura, të cilat përfshijnë xhamitë, kullat, kishat, tbanet, burimet, etj.
Rrugëtimi kulturor është i shënuar me sinjalizim me më se 70 tregues të rrugëve, në të cilët janë të prezantuara informatat në gjuhët malazeze, shqipe dhe angleze, si dhe 10 info tabela me emërtimet, po ashtu në tri gjuhë. Me rastin e modelimit të sinjalizimit, janë shfrytëzuar ilustrimet adekuate në varësi prej llojit të pikës, si dhe treva e qytetit dhe ajo rurale e Gucisë, të cilat i zbukurojnë treguesit e rrugëve të modelimeve të veçanta.
Me qëllim të avancimit të infrastrukturës turistike, në 10 lokalitete janë vendosur tendat për pushim të turistëve dhe shijim të ushqimeve tradicionale dhe prodhimeve, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, ndërsa një numër i madh i pjesëmarrësve ka vijuar trajnimin në temën e turizmit dhe sigurimit të ushqimit.
Me këtë projekt, janë avancuar edhe kapacitetet e Organizatës Turistike të Gucisë për ofrimin e shërbimeve për turistët, përmes blerjes së pajisjeve, automjeteve dhe ndërtimin e qendrës info turistike, si dhe pajisjen e etno dhomës së Gucisë, derisa punimi i sajtit të Organizatës Turistike është në vazhdë e sipër. Deri në fund të Projektit do të organizohet kolona e artistëve, me qëllim të promovimit të potencialeve turistike të Komunës së Gucisë, si dhe udhëtimi studimor për përfaqësuesit e mediave dhe agjensive turistike. Në kuadër të projektit do të shtypen broshura dhe katalogje, të cilat do të jenë në dobi të turistëve, por edhe të Organizatës Turistike të Gucisë, për promovim të potencialeve turistike.
Ekipin projektues të ngarkuar për realizimin e këtij projekti e përbëjnë: Huso Brdakiq, Semih Rexhepagiq, Selma Luceviq, dhe Mirallem Bektesheviq, ndërsa realizimi i projektit do të zgjasë deri në fund të muajit tetor të këtij viti.
Shaban Hasangjekaj