Disa mikrotoponime në Martiq (Runj) dhe në Ostros të Vogël (Hardaj)

Ali Gjeçbritaj

Mënyra se si populli shqiptar i ka emërtuar vendet, viset, vendbanimet e veta duke u mbështetur në shenja ose dukuri nga më të ndryshmet, si bie fjala në ngjyra, forma, përmasa të vendit ose rrethanave të ndryshme të ndonjë veprimi, ndodhie apo dukurie që është kryer aty. Kjo në Krajë haset gjithandej ku kanë jetuar e vepruar popullata e kësaj zone. Nuk është lehtë të grumbullohet mikrotoponomia e kësaj zone si edhe e shumë viseve të tjera nga vetë fakti se edhe rrethanat shoqërore kanë qënë nga më të ndryshmet gjatë historisë. Pushtuesit dhe administrata e tyre kanë lënë gjurmë që nuk përkojnë me realitetin në terren. Hasen këtu edhe mikrotoponime që janë të pakuptueshme (për mua). Një nga studiuesit më të njohur në fushën e toponomisë franceze ka thënë: “Mundësitë e formimit janë aq të shumta, shanset e shndërrimeve gjatë shekujve aq të mëdha saqë specialistët më të sprovuar mund të kalojnë me shumë kujdes mbi këtë terren shumë të vështirë”. Mbase kjo thënie e tij duhet të kihet parsaysh edhe këtu. Unë vetëm shënova e grumbullova, por assesi të pretendoj për ndonjë hulumtim të fushës në fjalë (të toponomistikës). U mbetet studiuesve ta bëjnë këtë.

Martiqi
Lartësia mbidetare 174 m.
Burimi i informacionit: Hajrullah (Smajl Halili) Cani, i datëlindjes 15.06.1969, me profesion bujk i arsimuar.

  1. Te shpija nelt (arë/tokë pune)
  2. Manë Gvozdit (arë/tokë pune)
  3. Lazgrada (arë/tokë pune)
  4. Fusha (arë/tokë pune)
  5. Te ubla (arë/tokë pune)
  6. Rupina (arë/tokë pune)
  7. Mas kishet (arë/tokë pune)
  8. Zapllata (arë/tokë pune)
  9. Daleci g’jat / në gjuhën letrare Daleci i gjatë (arë/tokë pune)
  10. Fusha Rams / në gjuhën letrare Fusha e Ramës (arë/tokë pune)
  11. Kullanjiva (arë/tokë pune)
  12. Bajnal (arë/tokë pune)
  13. Gropa Runje (arë/tokë pune)
  14. Varza (arë/tokë pune)
  15. Kopshti Markajv / Kopshti Markajve (arë/tokë pune)
  16. Gurëza (arë/tokë pune)
  17. Te vneshta (arë/tokë pune)
  18. Shpiplak (tokë pune)
  19. Dubrava (arë/tokë pune)
  20. Velanjiva (arë/tokë pune)
  21. Mas gllavicet (arë/tokë pune)
  22. Redanjiva (arë/tokë pune)
  23. Dardha (arë/tokë pune)
  24. Mi rrugë / në gjuhën letrare Mbi rrugë, në kuptimin sipër rrugës (arë/tokë pune)
  25. Mas lamit / në gjuhën letrare Pas lamit (arë/tokë pune)
  26. N’fund t’qaf’s, / në gjuhën letraere Në fund të qafës (arë/ tokë pune)
  27. Qafna (arë/tokë pune)
  28. Bajnal (arë/tokë pune)
  29. Mas xhamijet / në gjuhën letrare Pas xhamie (arë/tokë)
  30. Gropa Dalin’s / në gjuhën letrare Gropa Dalinës (arë /tokë pune)
  31. Ara Ramushaj (arë/tokë pune)
  32. Kullanjiva (arë/tokë pune)
  33. Duganjiva (arë/tokë pune)
  34. Kapshtinj (kopshtinj) (arë/tokë pune)
  35. Daleci (arë/tokë pune)
  36. N’fund asjekut (agrajë/ograjë)
  37. Fundi Zashtrejtit (agrajë/ograjë)
  38. Rudina (agrajë/ograjë)
  39. Rrethina (agrajë/ograjë)
  40. Ana Gvozdit (agrajë/ograjë)
  41. Rupica (agrajë/ograjë)
  42. Ranjiva (agrajë/ograjë)
  43. Tranza (agrajë/ograjë)
  44. Mloja (agrajë/ograjë)
  45. Sade (agrajë/ograjë)
  46. Gjarupa (agrajë/ograjë)
  47. Me qaf’s / në gjuhën letrae Në majë të qafës (agrajë/ograjë)
  48. Gredinë (agrajë/ograjë)
  49. Kulam (agrajë/ograjë)
  50. Maja padrave (kodër)
  51. Te lisi ublave (kodër)
  52. Maja ublave (kodër)
  53. Tana ushtarit (kodër)
  54. Pusi Fatimes (kodër )
  55. Pusi garic’s / në gjuhën letrare Pusi Garicës (kodër)
  56. Kuvendi Ali (kodër)
  57. Qafa butë (kodër)
  58. Jeg daleca (kodër)
  59. Mart njiva (kodër)
  60. Shkami bylbylit (kodër)
  61. Majq turq’ve (kodër)
  62. Gryka çakallit (kodër)
  63. Rrasa Madhe (kodër)
  64. Rrasa Vogël (kodër)
  65. Bregu qarran (kodër)
  66. Perzhina (kodër)
  67. Qahnjan (kodër)
  68. Mjegicë (kodër)
  69. Çaçka (kodër)
  70. Te frashnat (kodër)
  71. N’rrasë kajnikut (kodër)
  72. Asjek (kodër)
  73. Qeta / faqe e një shkëmbi të pjerrët; rrip i ngushtë toke në faqe të një shkëmbi të pjerrët (kodër)
  74. N’teshkel (kodër)
  75. Bregu tranzave (kodër)
  76. Masqafëzi (shpat kodrine)

Hardajt
Burimi: Gëzim (Musa Zenuni) Hardolli, vjeç 43.

  1. Llashnica (arë dhe sinjuer)
  2. Mas Tavrit, në gjuhën letrare Pas Tavrit (sinjuer)
  3. Kllashna (sinjuer)
  4. Zalle (arë/tokë pune)
  5. Draçeda (agrajë/ograjë)
  6. Zyçybert (kodër)
  7. Papllat (arë/tokë pune)
  8. Magila (arë/tokë pune)
  9. Dranjivë (kodër)
  10. Tavër (kodër)
  11. Urishta (kodër)
  12. Mas kishet (agrajë/ograjë)
  13. Milizgrada (agrajë/ograjë)
  14. Gjeranca (kodër)
  15. Qarra (pyll)
  16. Mjolla (kopsht)
  17. Fusha (arë/tokë pune)
  18. Pleshiva (arë/tokë pune )
  19. Rreth (arë/tokë pune)
  20. Merguada (agraja/ograja)
  21. Daleci g’jumcs (kodër)
  22. Çeçeva (kodër me lartësi 360 m)
  23. Trap (arë/tokë pune)
  24. Shkami bylbylit (agrajë/ograjë)
  25. Ballusha (arë/tokë pune)
  26. Bilana (bregore dhe vendpushim)
  27. Nënkësollë (kopsht)
  28. Shpjetër (tokë pune dhe sinjuer)
  29. Tavër (tokë pune dhe agraja)
  30. Nën lera (tokë pune dhe ograjë)
  31. Ara e madhe (tokë pune)
  32. Ara fikut (tokë pune dhe pemishte)
  33. Briprroje (tokë pune dhe bregore)
  34. Sinjuer (agrajë/ograjë)
  35. Te dardha (tokë pune dhe pemishtë)
  36. Vneshta poshtme (tokë pune dhe vresht)
  37. Magile (tokë pune dhe bregore)

Shënim: Magilat (Magillat) janë varreza ilire. Zakonisht paraqesin grumbuj gurësh, por edhe varre të thjeshta. Gjenden gjithandej nëpër vende ku kanë jetuar ilirët.
Aty afër ka edhe një toponim Gradishtë, që sinjalizon fortifikatë parahistorike ilire. Ka edhe një toponim Shënvukël, Shinglli, Shmri, që tregojnë emra shejtorësh sikur Shpjetër më lart. Ky i fundit i takon kohës para Krishtit.
Mikrotoponimi Shkami i bylbylit deri më tash gjatë hulimtimit haset në tre raste, në tre vise të Krajës. Në të gjitha rastet ky mikrotoponim përshkruhet njëjtë, emërtim ky i një shkëmbi buzë ograjës (ograjave).

Të fundit

më të lexuarat