Thirrje për të blerë produktet vendase

Kreu i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj duke e njoftuar ministrin Jokoviq me planet zhvillimore që komuna po i realizon për bujqësinë dhe subvencionet e parapara për vitin 2025, të cilat kapin vlerën prej afro 600 mijë euro, e ftoi ministrin Jokoviq për bashkëpunim ndërinstitucional

Tuz – Njohja nga afër me të gjitha etapat e procesit të prodhimit të patatinave, që nga përzgjedhja e lëndës së parë e deri te produkti final, ishte në fokus të vizitës që
ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq i bëri fabrikës së përpunimit të patates, përkatësisht të prodhimit të patatinave në Tuz.
Ai së bashku me kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelajn vizituan ambientet e brendshme të kësaj fabrike, ndërsa drejtuesit e saj kanë bërë prezantimin e kapaciteteve prodhuese, teknologjitë e përdorura dhe mënyrën e shitjes në treg të këtij produkti.
Kreu i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj duke e njoftuar ministrin Jokoviq me planet zhvillimore që komuna po i realizon për bujqësinë dhe subvencionet e parapara për vitin 2025, të cilat kapin vlerën prej afro 600 mijë euro, e ftoi ministrin Jokoviq për bashkëpunim ndërinstitucional.
Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq ka përgëzuar personelin e kësaj sipërmarrjeje për punën e palodhshme.
Ai me këtë rast ka apeluar te të gjithë qytetarët që të blejnë dhe vlerësojnë produktet vendase.
Nga Komuna e Tuzit vlerësuan se vizita në fjalë nënvizon rëndësinë e mbështetjes institucionale për bizneset, të cilat luajnë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat