Tuz- Trupa teatrore amatore e Pallatit të Kulturës nga Gjakova ka shfaqur në Qendrën Informativo-Kulturore Malësia në Tuz, komedinë “Makaronat e Shejtanit” të autorit Lazër Lumezi, me regji të Altina Kusarit, ndërsa interpretuan: Eranda Morina në rolin e Vatës, Zbulim Kameri (Gaztori), Lis Binaku (Zotëria) dhe Art Hoxha (luani).
Interesimi për ta ndjekur këtë komedi nuk ka munguar. Kanë qenë pikërisht të rinj nga Malësia të cilët kanë dominuar në sallën e shfaqjes, duke qenë se ishin vet aktorët të gjithë të gjeneratës së re të cilët transmetuan çaste harmonike tek të pranishmit të cilët i duartrokitën dhe i pritën me shumë entuziazëm për më shumë se tridhjetë minuta sa ka zgjatur kjo komedi. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore