Tuz- Grupi amator i aktrimit i organizatës joqeveritare “Mladiinfo-Montenegro” nga Podgorica kanë prezantuar në QKI “Malësia” shfaqjen “Përshëndet dikë” me tekst të Marija Rakoçeviqit dhe regji të Gjorgje Tatiqit, një tekst i hartuar nga libri me të njëjtin emër të autorëve Vesna Ognjenoviq dhe Budimir Neshiq.
Këta të rinj nëpërmjet kësaj drame transmetojnë histori të vërteta të fëmijëve të cilët kanë përjetuar një formë të dhunës në familje, ose janë privuar nga prindërit të cilët nuk janë sjellë në mënyrë adekuate ndaj fëmijëve. Këta janë fëmijë të cilët në moshë shumë te re, kanë përjetuar trauma të cilat më vonë gjatë jetës, i kanë çuar në rrugë të gabuara. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore
