Të frenohen karshi dëmtimit të natyrës

Në lidhje me këtë dukuri e cila është e kahmotshme si për ne ashtu edhe për shumë komuna të tjera në Mal të Zi, ditëve të fundit ka reaguar edhe Komuna e Tuzit e cila përmes një njoftimi, urdhëron ndalimin e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, nga data 10 qershor deri më 30 shtator të vitit 2022

Nga viti në vit, gjatë sezonit të verës ndër shumë probleme me të cilat mund të përballemi në përditshmëri, janë edhe vatrat e zjarrit apo zjarrvëniet e qëllimshme të cilat nuk kanë qenë të pakta nëpër shumë zona të Malësisë.
Sikur të mos mjaftonte vapa e madhe që sjellë vera, ne çdo vit “detyrohemi” që të thithim edhe aromë tymi e shkrumbi që kundërmon nga të katër anët si pasojë e flakëve që i vihet mjedisit, pyjeve, kullosave, e pasurive të tjera natyrore në tërësi.
Këto vatra zjarresh, përveçëse japin një pamje të shëmtuar për natyrën, dëmtojnë prona, të mbjella, kullosa, etj, rrezikojnë e dëmtojnë objekte, ato sjellin pasoja edhe në shëndetin tonë, duke kontaminuar ajrin. Zjarrvëniet e qëllimshme që duhen konsideruar si akte të turpshme dhe të papranueshme. Ato i kemi trajtuar disa herë në shkrimet e mëparshme, duke bërë apel për ndërgjegjësim, që ato të pakësohen dhe të mos përsëritën.
Këto vatra zjarresh kanë qenë të atyre përmasave saqë për t’i shuar ato, është dashur edhe ndërhyrja e institucioneve relavante shtetërore, të cilat përmes helikopterëve dhe aeroplanëve kanë mundësuar pengimin e mëtejshem të përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e flakëve, e fatmirësisht edhe ndonjë reshje shiu që ka rënë, ka ndikuar në normalizim të situatës.

Këto vatra zjarresh, përveçëse japin një pamje të shëmtuar për natyrën, dëmtojnë prona, të mbjella, kullosa, etj, rrezikojnë e dëmtojnë objekte, ato sjellin pasoja edhe në shëndetin tonë, duke kontaminuar ajrin. Zjarrvëniet e qëllimshme që duhen konsideruar si akte të turpshme dhe të papranueshme. Ato i kemi trajtuar disa herë në shkrimet e mëparshme, duke bërë apel për ndërgjegjësim, që ato të pakësohen dhe të mos përsëritën


Me dhjetëra herë mediat dhe institucionet e tjera kanë bërë apel për kujdes ndaj natyrës që të mos i vihet flaka asaj, por edhe për të qenë koshient për pasojat, që të hetohen dhe të vihen përpara drejtësisë të gjithë ata persona të papërgjegjshëm (zjarrvënës) të cilët guxojnë të përfshihen në akte të tilla të pahijeshme dhe të kundërligjshme.
Në lidhje me këtë dukuri e cila është e kahmotshme si për ne ashtu edhe për shumë komuna të tjera në Mal të Zi, ditëve të fundit ka reaguar edhe Komuna e Tuzit e cila përmes një njoftimi, urdhëron ndalimin e ndezjes së zjarreve në ambiente të hapura, nga data 10 qershor deri më 30 shtator të vitit 2022.
“Në periudhën e përmendur në pikën 1 të këtij urdhri, ndezja e zjarrit në tokat bujqësore, kampe dhe ambiente të tjera të hapura është e mundur vetëm me miratimin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit Podgorica. Personat juridikë dhe fizikë të cilët me veprimet e tyre të pakujdesshme shkaktojnë shfaqjen dhe përhapjen e zjarrit, dënohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thuhet në këtë njoftim të lëshuar nga zyra e Shërbimit të kryetarit të Komunës së Tuzit.
Natyra dhe resurset e saj të pasura dhe të çmuara, nuk duhen dëmtuar dhe shkatërruar, përkundrazi ato duhen mbrojtur dhe valorizuar kurdoherë. Pra, duhet të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijësohemi që të qëndrojmë larg akteve të shëmtuara të dëmtimit të natyrës nëpërmjet zjarrëvënieve. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë natyrën të pastër dhe të bukur, të tregojmë qytetari dhe civilizim për t’ua lënë të padëmtuar edhe brezave pasardhës.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat