Plavë/Guci – Në regjistrimin e banorëve, banesave dhe pasurive ekonomike që është kryer në kohën prej 3 deri më 28 dhjetor 2023, në të gjitha komunat e Malit të Zi, ndër të cilat edhe në dy komunat në verilindje të shtetit, në Plavë dhe Guci, rezultatet e të cilit përfundimisht janë shpallur më 15 tetor 2024, sipas të dhënave të Drejtorisë për statistikë “MONSTAT” të Malit të Zi, struktura kombëtare (nacionale) dhe gjuhësore e banorëve të regjistruar në dy komunat e sipërpërmendura, ka këta parametra:
Në Komunën e Plavës janë regjistruar gjithsej 9.050 banorë, struktura kombëtare (nacionale) e të cilëve është:
- Malazezë 373 – 4,11%,
- Serbë 1.546 – 17,08%,
- Boshnjakë 5.940 – 65,64%,
- Shqiptarë 853 – 9,43%,
- Serbë-Malazezë 14 – 0,15%,
- Nuk dëshiron të deklarohet 48 – 0,53%.
Struktura sipas gjuhës amtare që përdorin banorët: - Malazeze 870 – 9,61%,
- Serbe 1.710 – 18,90%,
- e Bosnjës (Boshnjake) 5.478 – 60,53%,
- Shqipe 758 – 8,38%,
- Boshnjake 141 – 1,56%,
- Serbo-Kroate 13 – 0,14%,
- Gjuhë tjera 25 – 0,28% dhe
- Nuk dëshiron të deklarohet 31 – 0,34%
Në Komunën e Gucisë janë regjistruar gjithsej 3.933 banorë, struktura kombëtare (nacionale) e të cilëve është: - Malazezë 61 – 1,55%,
- Serbë 109 – 2,77%,
- Boshnjakë 2.247 – 57,13%,
- Shqiptarë 1.352 – 34,38%,
- Myslimanë 127 – 3,23%,
- Goranë 11 – 0,28%,
- Të tjerë 11 – 0,28% dhe
- Nuk dëshiron të deklarohet 10 – 0.25%.
Struktura sipas gjuhës amtare që përdorin banorët: - Malazeze 395 – 10.04%,
- Serbe 123 – 3,13%,
- e Bosnjës (Boshnjake) 1.995 – 50.72%,
- Shqipe 1.343 – 34.15%,
- Boshnjake 54 – 1,37% dhe
- Nuk dëshiron të deklarohet 13 – 0.33%.
Shaban Hasangjekaj