Të avancohet suguria e punonjësve mediatikë nëpërmjet matjes adekuate të shkallës së rrezikut

“Përgjegjësinë duhet ta marrin edhe punëdhënësit e shtëpive mediatike, të cilët duhet të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve, të paktën atë bazë, siç është ajo e shkallës së rrezikut, mundësimi i paisjeve, plani i mbrojtjes së ngjarjeve të rrezikshme, ndihma psikologjike, e të mos flasim për ndihmën gjatë raportimit nga zonat e rrezikshme siç është Ukraina”, ka thënë kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever

Në konferencën “Sfidat e gazetarisë: pengesë për demokracinë”, u tha se gazetarët/et përherë e më shumë janë të ekspozuar ndaj sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve, kurse udhëzimet për matjen e rrezikut gjatë raportimit, janë një hap para në sigurimin dhe mbrojtjen e sigurisë së tyre.
Kështu theksohet në një artikull të Sindikatës së Medias së Malit të Zi i cili pasqyron çështje të ndryshme të cilat u diskutuan në këtë konferencë që u mbajt para pak ditësh në Podgoricë.
Kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever, ka thënë se për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta, duhet që të gjithë së bashku të punojmë në mbrojtje të sigurisë së të punësuarve në media.
“Përgjegjësinë duhet ta marrin edhe punëdhënësit e shtëpive mediatike të cilët duhet të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve, të paktën atë bazë, siç është ajo e shkallës së rrezikut, mundësimi i paisjeve, plani i mbrojtjes së ngjarjeve të rrezikshme, ndihma psikologjike, e të mos flasim për ndihmën gjatë raportimit nga zonat e rrezikshme siç është Ukraina”, ka thënë kryetarja e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Maja Sever.
Ndërkaq, kreu i Sindikatës së Medias në Mal të Zi, Radomir Kraçkoviq, ka thënë se viteve të fundit është rritur rrezikshmëria e sigurisë ndaj gazetarëve, ndërsa apeloi tek kompetentët që të merren me zgjidhjen e rasteve të pazbardhura të sulmeve ndaj gazetarëve.
“Zyrtarët dhe politikanët në Mal të Zi duhet që në mënyrë joselektive të dënojnë sulmet ndaj mediave, pavarësisht nëse raportimet u pëlqëjnë ose jo”, është shprehur Kraçkoviq.
Ai më tej ka paralajmëruar që Sindikata e Medias e Malit të Zi së shpejti do të prezantojë udhëzimet për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve nga sulmet e mundshme.
Ndër të tjera ai ka theksuar se këto udhëzime do të japin propozime se si të raportohet dhe të kihet kujdes teksa raportohet nga ngjarja me rrezikshmëri të lartë, siç janë demostratat, protestat, katastrofat natyrore, krizat shëndetësore, etj.
“Se si të mbrohen gazetarët më mirë nga sulmet online, veçanërisht gazetaret, se si të mbrohen ose të ulin rrezikun nga sulmet gjatë raportimit”, ka thënë Kraçkoviq.
Në mes tjerësh, drejtori gjener i Drejtorisë për Media në Ministrinë e Kulturës dhe Medias, Nedelko Rudoviq, ka njoftuar se dikasteri që përfaqëson në bashkëpunim me asociacionet mediatike dhe organizatat joqeveritare, po përgatisin strategjinë e parë në Mal të Zi, dhe një sërë ligjesh të reja për mediat.
Konferenca në fjalë u organizua nga Instituti Suedez i Medias FOJO dhe Sindikata e Medias e Malit të Zi.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat