Reagimi juaj fillestar ndaj titullit të këtij artikulli mund të ketë qenë një kombinim i keqardhjes dhe trishtimit – nuk është faji juaj. Shpesh, shoqëria i kushtëzon individët të ndjehen kështu për beqarët (femrat) të një moshe të caktuar. Sepse, deshem ne apo jo , gjithë jemi rritur me idenë se qëllimi final i njeriut është martesa, fëmijët dhe krijimi i një familjeje.
Derisa të mbushni të 30-tat, shumë nga miqtë tuaj do të jenë të lidhur ose edhe të martuar. Disa madje do të kenë edhe fëmijë. Ndërsa jeta familjare me siguri ka meritat e saj, jo të gjithë janë gati për të në të njëjtën kohë – nëse edhe ka që janë ndonjëherë.
Tani, për të qenë të qartë, të qenit në një lidhje mund të jetë gjithashtu shumë e mrekullueshme, dhe është një qëllim i vlefshëm dhe i denjë për t’u ndjekur. Sidoqoftë, ideja se lumturia nuk ekziston pa një person tjetër është thjesht e rreme. Ka shumë gëzim dhe përmbushje si një individ i vetëm – thjesht duhet të mësosh të kapësh pak momentin. Për shembull, udhëtimi vetëm është një nga kënaqësitë më emocionuese që mund të përjetosh (me ose pa një partner), por nuk ndiqet shpesh. Eksplorimi i vendit ose qytetit sipas zgjedhjes suaj me ritmin tuaj dhe në afatin tuaj kohor, është me të vërtetë një luks që duhet përjetuar të paktën një herë në jetë.
A nuk është një gjë jashtëzakonisht luksoze të zgjohesh çdo mëngjes dhe të kuptosh që dita është e jotja për ta jetuar në çfarëdo mënyre që ju pëlqen. Sigurisht, ju mund të keni një punë në zyrë që nuk ju lejon të ushtroni vullnet të lirë absolut, por ajo që ndodh jashtë saj jeni vetëm ju. Pas punës, mund të shkoni në palestër, të lexoni një libër, të shikoni një film, të pini një shishe verë me një mik, të shkoni në një takim – çfarë të doni. Pasi të keni një familje, ky realitet bëhet një kujtim i largët. Kompromiset janë, natyrisht, të mrekullueshme në mënyrën e tyre, sepse ju shkoni në shtëpi te të dashurit, keni një dorë që ju mbështetë në kohë të vështira, ju duhet të kaloni kohë me fëmijën tuaj, i cili ka të ngjarë të jetë person juaj më i preferuari në planet – por akoma.
Sa mirë është që mund të shkosh në shtëpi sonte dhe të hash pasta dhe djathë në vaskë, ndërsa shikon Sex and the City ? Shijoni çdo moment, sepse një ditë do të shikoni prapa në këto kohë dhe do të pyesni veten për çfarë jeni ankuar!
D. Lulgjuraj