
Dr. Hodo Haxhimolla jeton dhe vepron në Australi.
Ai është një personalitet të cilit i atribuohen merita të mëdha, në fushën e urologjisë. Është pjesë e strukturave të njohura botërore të urologjisë që ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të madh në kërkime shkencore përmes publikimeve , ligjeratave, konferencave dhe simpoziumeve. Dr. Hodo Haxhimolla është kirurg urologjik që ushtron praktikën në ACT. Ai është kirurg me përvojë dhe i certifikuar për Da Vinci robotik dhe laparoskopik (vrimë kyçe). Ai ishte pjesë e ekipit të parë në Australi që kishte përfunduar prostatektomi radikale robotike në Melburn në 2003, së bashku me Profesorin Entoni Kostello. Ai është drejtori i kirurgjisë robotike në Spitalin Privat Kombëtar Kapital, dhe tani është një prokuror për kirurgji robotike. Dr. Haxhimolla ka qenë udhëheqës dhe nismëtar në diagnostikimin e kancerit të prostatës duke përdorur teknologjinë MRI dhe duke përfshirë biopsitë e fuzioneve të drejtuara nga MRI për zbulimin e saktë të kancerit të prostatës. Ai kreu procedurat e para të biopsisë robotike Uronav, Percunav dhe Mona Lisa në Australi. Ai përfundoi trajnimin e tij në brachytherapy në Institutin e Prostatës në Sijetëll, një qendër udhëheqëse në SHBA në 2006. Ai iu nënshtrua trajnimeve të mëtutjeshme në operacionin e implantit penil në Institutin Coral Gables, Florida me Dr. Pol Perito. Ai gjithashtu specializohet në operacionin e mungesës se mospërmbajtjes te meshkujt, duke qenë urologu i parë në Australi që kreu procedurën Atoms me shpikësin e pajisjes kirurgjikale që synon të rivendosë kontinentin te pacientët meshkuj. Ai gjithashtu kryen procedura të sfinkterit urinar në avansin XP dhe ndihmon në rivendosjen e kontinentit te pacientët meshkuj.
Dr. Haxhimolla gjithashtu ka një interes për Hiperplazinë Prostatike dhe kreu operacionin e parë me lazer Thulium (Revlex) në Australi. Ai ishte gjithashtu një adoptues i hershëm i teknologjive Urolift, Green light dhe teknologjisë Rezum.
…
Xhamia e Mesgjahut. Ishim në faljen e xhuma namazit. Para se të mësohet duaja (lutja përfundimtare), në afërsi vërejta një djalosh me syza. Ai më bëri me kokë, u buzëqesh. Mbasi mbaroi lutja, në dalje prej xhamisë, djaloshi mu afrua dhe më përshëndeti. Mu duk i njohur, por nuk munda të kujtohesha se kush ishte. E pyeta:
“Më fal, kush je“?
“ Un jam Hodo Haxhimolla”.
Në Ulqin kemi dëgjua për të. Ishte bërë emër i njohur botëror në fushën e mjekësisë, konkretisht të urologjisë. Para tre viteve kur ishte në Ulqin, ka qenë te kryetari i atëhershëm i Komunës së Ulqinit z .Nazif Cungu dhe mysafir rasti në TV Teuta.
Para dy viteve në kafenenë e Xhemal Hasës u takova me Xhafer Bishën. Ai më tha:
“Unë punoj si ndihmës në spitalin e Sidnejit. Në spitalin tonë vjen për operime Dr. Hodo Haxhimolla me prejardhje nga Ulqini”.
Vazhduam bisedën në banesën time. Hodoja flet rrjedhshëm shqipen “ulqinakçe”. Kujtimet e tij nga fëmijëria:
“ Isha fëmi i vogël kur kam ardhur me vizitua gjyshen time. Të kam pasur si idol si mundem edhe unë të bëhem si mjekë dikur..”.
Hodo Haxhimolla është besimtar i mirë. Filloj të diskuitoj me bashkëshorten time Fitneten lidhur me një sure në Kuran e cila lexohet në ditën e xhumasë. Duke qeshur i fola Hodos:
“Gruja ime më thotë mos të merrem me punë të thata ( lidhur me shkrimin e librave)”.
Dr. Hodo Haxhimolla menjëherë shtoi:
“Ja, këtë gjë që bën doktor Ganiu është një punë e madhe e vlefshme… Kjo është historia jonë, jeta e dikurshme..”.
Hodos i dhurova tre librat e mi, “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi, “Monumentet” dhe “Çinari i Moçëm”. I tregova për librin tim “Rrënjët”.
“Vajza e dytë e Kahraman Kahramanagës Habibe ka qenë e martuar në familjen Haxhimolla”, i tregova Hodos për historikun e familjes Karamanaga.
Nëndaja, gjyshja e Hodos, Gjylije Bebe Rejzi ka qenë vajza e Pashe dhe myftiut të Ulqinit Hasan Llunji, të cilin sistemi komunist e pushkatoi në vitin 1944 së bashku me Zuhti Ficin, Caf Cankën dhe Memi Resulbegun në Braticë.
Kështu Ali Llunji, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur është daja i Hodos.
Duke qeshur i tha Hshodos:
“ Inteligjencën dhe aftësinë e ke prej familjeve Karamanaga dhe Llunji”.
Po atë ditë, Hodo Haxhimolla më dërgoi mesazh:
“Faleminderit doktor për librat. Përshëndetje, Hodoja”.
…
U takuam përsëri pas dy ditëve te kafeneja-ëmbëltorja e Burim Kaplanbegut. Hodo është bashkëbisedues i mirë, i dashurar në vendlindje.
U lind në vitin 1968 në Ulqin. Shkollën fillore dhe dy vitet e gjimnazit i kryeu në Ulqin. Familja e Zija Haxhimollës emigroi në Australi në vitin 1984. Atje ishin më përë vëllezërit e tij Rexhepi, Eqremi dhe Xhaudeti. Kur mbërriti në Australi, Hodoja ishte 16 vjeçar. Vazhdoi të mësojë gjuhën angleze, e pastaj përfundoi edhe dy vjet të tjera të gjimnazit.
“Vëllau yt Ismet Karamanaga, ka qenë profesori i gjermanishtes. Kam kujtime të mira lidhur me të”, foli Hodoja.
Fakultetin e Mjekësisë e ka filluar në vitin 1987 në University of New South Wale, të cilin e përfundon në vitin 1991. Stazhin mjekësor e fillon në vitin 1992 në Prince of Wales Hospital në Sydney. Specializimin për urolog e përfundon në vitin 2002. Në vitin 2003 ka punuar në Melburn, ku u themelua Robotika në Australi.
Prej vitit 2005 deri më sot, punon në Canberra dhe Australian National University. Ka bashkëpunua me Prof. David Ralf nga Londra, të cilin e ka ftua në ordinancën e tij në Camberra, dhe gjithashtu ka qenë në vizitë kthyese në Londër. Ka bashkëpunua edhe me Prof. Stiv Uilson nga Palm Springs-SHBA.
Titullin e Associate Professor e ka marrë më 2020, dhe jep mësim në University of Camberra dhe Australian National University.
Duke biseduar me Hodon, na përshëndeti Hodo Ruzhdi Alibegu i cili është në pushim në Ulqin. Ai jeton tash në SHBA.
Pas pak kohe, me motor arriti Gazmend Dollaku. Ai i tha Hodos:
“Jan duke na pritur shokët tanë..”.
Dhe në fund, dashuria për vendlindje është në zemër. Ajo nuk harrohet kurrë.
Prof. Ass. Hodo Haxhimolla u takon mjekëve me të rëndësishëm të cilët kanë lindur në Ulqin.