Takimi i Këshillit konsultativ të Projektit Zero Waste

Guci – Takimi i dytë i Këshillit konsultativ për zbatimin e Projektit Zero Waste, është mbajtur më 3 qershor 2022 në ambientet e Komunës së Gucisë. Në takim është analizuar situata momentale dhe janë paralajmëruar aktivitete të shumta për verën e sivjetshme. Ndër temat të tjera, më e rëndësishmja ka qenë marrëveshja e metodave për stivimin selektiv të hedhurinave. Është diskutuar edhe mbi aplikimin e përvojave më të mira nga shtetet e Bashkimit Evropian, përkatësisht qyteteve të cilat funksionojnë sipas parimeve Zero Waste. Është arritur marrëveshja që me projekt të sigurohen kovat për stivim selektiv të hedhurinave për çdo amvisëri (shtëpi familjare), me çka do të krijohen kushtet për seleksionimin e hedhurinave dhe për deponimin e tyre të ndarë dhe përdorimin e serishëm përmes reciklimit (përpunimit) në fazën e mëvonshme.
Në takim, po ashtu janë dakorduar masat e kompostrimit shtëpiak dhe publik për të cilat qytetarët do të informohen përmes mediave, publikimeve të shtypura (shkruara) dhe në terren në formë të vizitave shtëpiake, të cilat do të organizohen gjatë muajit qershor të këtij viti.

Sh. H.

Të fundit

më të lexuarat