Plavë – Të premten e kaluar, më 30 korrik 2021, në mënyrë solemne është shënuar Dita e Komunës së Plavës.
Pas intonimit të himnit dhe një minutë heshtjeje në shenjë nderimi viktimave nga korona virusi, me seancën solemne ka filluar manifestimi i mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, ku përpos këshilltarëve të Kuvendit të Komunës dhe një numri të konsiderueshëm të kësaj komune dhe bashkëvendësve nga Diaspora, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore, kulturore, artistike, shkencore, sportive dhe fetare nga Komuna e Plavës, por edhe jo nga komunat e tjera të Malit të Zi.
Seancën solemne e hapi kryetarja e Kuvendit të Komunës, Jasmina Cikotiq, e cila në fjalën përshëndetëse bëri me dije se Plava Ditën e Komunës e shënon dhe kremton sipas vendimit të kësaj komune, të datës 10 korrik 2009, kur është konfirmuar termini i ditës së manifestimit – e premtja e fundit e muajit korrik, e cila është në harmoni të plotë me politikën moderne të qyteteve evropiane.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e vet të rastit ka theksuar rrethanat e jashtëzakonshme për shkak të situatës me pandeminë.
“Ditën e Komunës së Plavës e shënojmë në rrethana të jashtëzakonshme, me përkufizime të shumta të kushtëzuara me shfaqjen e korona virusit Covid-19. Për këtë arsye,ne për herë të parë në këtë mënyrë organizojmë kremtimin e festës sonë, festës së të gjithë plavjanëve, si të atyre që janë këtu, po ashtu edhe të atyre në Diasporë”, ka theksuar kryetari Canoviq.
Kryetari Canoviq, në elaborimin e vet analitik dhe konciz, ka theksuar se ajo që është qenësore të veçohet, është fakti se në veçanti jemi krenar në bashkëpunimin me Diasporën, e cila në periudhën kur i tërë Mali i Zi ka qenë i mbyllur për shkak të situatës epidemiologjike, ka gjetur mënyra që të na ndihmojë si edhe shumë herë deri më tani të tregojë solidaritet dhe empati me banorët e Plavës.
Në fund, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, qytetarët dhe banorët, të cilët me mjetet e veta dhe ndihma të tjera kanë marrë ose marrin pjesë në realizimin e projekteve të komunës. Ai ka falënderuar këshilltarët dhe organet e qeverisjes lokale në bashkëpunim të deritashëm dhe i ka ftuar që edhe më të bashkuar dhe me efikasitet më të madh, të gjejnë zgjidhjet më të mira për realizimin e nevojave të të gjithë qytetarëve të Plavës.
Në programin e seancës solemne të shënimit të Ditës së Komunës, kanë marrë pjesë kori i grupit muzikor “O Dive Bell Canto” nga Berani, nxënësit e paraleles së ndarë fizike të shkollës muzikore në Plavë në seksionin për piano, harmonikë e violinë, si dhe SHKA “Plavsko Jezero”.
Gjatë seancës, është shfaqur filmi dokumentar – promovues “Plave, kraj jezera moga” (Plavë, pranë ligjenit tim), i cili është krijuar në bashkëpunim të Komunës së Plavës me profesorin e artit muzikor, Senad Gaçeviq, të cilët pos punës vullnetare në film, kryetari i Komunës së Plavës ia ka dorëzuar “Fletëfalënderimin”, për kontribut të pa rezervë në organizimin e manifestimit tradicional “Ditët e Boronicës.
Për Ditën e Komunës së Plavës, telegrame urimi kryetarit të Komunës, Nihad Canoviq, kryetares së Kuvendit, Jasmina Cikotiq, këshilltarëve dhe qytetarëve u kanë dërguar kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeparlamentari Alleksa Beçiq, ca ministra të Qeverisë së Malit të Zi, si dhe personalitete të tjera të institucioneve shtetërore.
Sh. Hasangjekaj
