Situata epidemiologjike në Guci e kënaqshme

Guci – Para pak ditësh, në Guci, Ekipi operativ komunal për mbrojtje dhe shpëtim, në krye me kryetaren e komunës, Anella Çekiq, ka organizuar dhe mbajtur takimin ku temë ishte trajtimi e diskutimi për situatën aktuale epidemiologjike në Komunën e Gucisë e shkaktuar nga virusi korona Covid-19.
Në këtë takim janë paraqitur dhe prezantuar të dhënat mbi numrin e të prekurve me COVID-19 në trevën e Komunës së Gucisë. Aty u tha se gjendja shëndetësore të qytetarëve të Gucisë me rrethinë, është e kënaqshme dhe vazhdimisht nën kontroll.
Komuna e Gucisë do të vazhdojë me zbatimin e përgjegjshëm të të gjitha masave kundër pandemisë Covid-19. Me përfaqësuesit e Drejtorisë për Punë Inspektive, Drejtorisë së Policisë dhe Shërbimeve komunale, do të vazhdojë puna e koordinuar në territorin e Komunës së Gucisë. Në harmoni me situatën epidemiologjike do të organizohet sipas nevojës distribuimi i artikujve ushqimorë personave në izolim dhe vetizolim. Shërbimet komunale do të vazhdojnë me kryerjen e dezinfektimit të sipërfaqeve publike sipas planit të hartuar. Në takim është konkluduar se qëllimi kryesor është që në bashkëpunimin e mëtejmë të përkrahet dhe mbështetet përvoja e mirë nga periudha e mëhershme. Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat