Atij i ka pasur hije gjithçka, siç thotë populli ynë. Ka qenë i pashëm, i bukur, i rrallë. Gjithmonë ka qenë i veshur në mënyrë elegante dhe ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në hoteleri pasi që kamerieri dhe recepsionisti janë kontakti i parë dhe përshtypja e parë e mysafirit në hotel
Ismet Karamanaga
Ka kohë që ka ndërruar jetë, mirëpo gjithmonë kam pasur dëshirë t’i shkruaj disa rreshta për Xhemal Xhemo Lanicën, këtë figurë markante të hotelerisë nga koha e artë e turizmit tonë, të them më mirë nga fillimet e turizmit në Ulqin dhe në Mal të Zi.
Xhemal Lanica është njëri ndër ata që e kanë ngritur turizmin tonë në një nivel jashtëzakonisht të lartë në botën e turizmit të asaj kohe. Prandaj edhe unë shkruaj për të me një nostalgji të madhe, pasi që e kam njohur atë dhe një plejadë të madhe të atyre që e kanë “qëndisur” turizmin tonë të asaj kohe.
Kohën e fundit të jetës së tij Xhemali e ka kaluar në hotelin “Mediteran”, si shef i sallës së madhe të këtij hoteli, ku është dashur edhe ta përfundojë misionin e tij. Kurdoherë kur kaloi rrugës pranë këtij hoteli, më kujtohet figura e tij markante dhe gjithmonë e hedh një sy në katin e tretë ku ka punuar Xhemoja.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “752” të revistës Koha Javore