Guci – Administrata për projekte kapitale e Malit të Zi, më 28 shtator 2022, ka shpallur tenderin për zgjedhjen e kryerësit të punëve në rikonstruktimin e rrugës Guci – Vuthaj, i cili do të jetë i hapur deri më 31 tetor të këtij viti. Afati i zbatimit të marrëveshjes është 150 ditë nga dita e futjes së kryerësit në punë. Porositësi detyrohet që kryerësin ta angazhojë në punë në afat prej 15 ditësh prej ditës së lajmërimit të ndërtimit të objektit.
Punët ndërtimore parashohin konstruksionin e hapësirës së rrugës, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, kanalizimin atmosferik, ndërtimin e shtegut të këmbësorëve dhe ndriçimin e rrugës. Komuna e Gucisë pret që në këtë procedim do të zgjedhet kryerësi cilësor i punëve, i cili do t’i përfundojë ato në afatet e caktuara me standardet dhe cilësitë më bashkëkohore.
Në Komunë presin që në fillim të vitit të ardhshëm, do të zbatohen edhe disa projekte të tjera për rikonstruksionin e rrugëve lokale, për të cilat ekziston dokumentacioni i gatshëm projektues, me realizimin e të cilëve do të rrumbullakohet ndërtimi i infrastrukturës rrugore sipas standardeve më bashkëkohore, dhe në atë mënyrë do të përshpejtohet zhvillimi i Komunës. Vlera e përllogaritur e kryerjes së punimeve në rikonstruktimin e aksit të sipërpërmendur rrugor është 850 mijë euro.
Shaban Hasangjekaj