Shkëmbim idesh mbi mundësinë e bashkëpunimit

Plavë – Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi, Bernarda Gradishnik, të hënën, më 5 maj 2025, qëndroi në vizitë zyrtare në Komunën e Plavës.
Atë në kabinetin e vet e priti kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, kryeadministratorin Adnan Shaboviq dhe sekretaren e Komunës, Erzana Rexhematoviq.
Në bisedën e hapur dhe përmbajtësore, palët në takim kanë shkëmbyer mendime mbi mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, programeve të të rinjve, turizmit dhe integrimeve evropiane, thuhet në komunikatën për media.
Ambasadorja Gradishnik ka shprehur gatishmërinë që Sllovenia si anëtare e Bashkimit Evropian të jetë partnere besnike e Komunës së Plavës në rrugëtimin e vlerave evropiane dhe projekteve konkrete që avancojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat