Shfaqja “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”

Ditën e enjte fëmijët e shkollës fillore ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu‘’ të Trieshit dhe të shkollave tjera të komunës tonë, e mbushën plot e sallën e QKI-së, “Malësia”. Shfaqja “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” u luajt në skenë. Përralla klasike e mirënjohur nga vëllezërit Grim , e një princeshë e bukur me emrin Borëbardha, që jeton me një mbretëreshë të keqe, e cila do të jetë më e bukur se ajo. Mbretëresha e mbytur nga xhelozia urdhëron vrasjen e saj . Gjuetari mëshirohet me Borëbardhën dhe e lë të iki në pyll. Atje ajo gjen shtëpinë e shtatë xhuxhave, punëtorë e të dashur, të cilët bëhen miq dhe jeton me ta në qetësi, derisa mbretëresha zbulon të vërtetën se ajo nuk ka vdekur dhe vendos ta gjejë dhe përdor një mollë të kuqe të helmuar për të vrarë atë. Borëbardha bie në gjumë të përjetshëm, derisa një ditë vjen princi dhe e zgjon nga gjumi me një puthje.
Interpretimi me kukulla , intonacioni ndryshëm i përshtatur për figurat e përrallës nga aktorja Jorida Meda e bën shfaqjen edhe me të veçantë. Përralla klasike e modernizuar në disa çaste u dha mundësi vogëlushëve të qeshin në çaste humoristike , të shprehin habi në çastet e duhura dhe brohoritje në çastet e fitimit në fund të përrallës . Fëmijët shfaqen e pritën me buzëqeshje dhe duartrokitje, duket cekur se organizime të tilla mirëpriten gjithmonë me kënaqësi nga ana e fëmijëve.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat