Sëmundje fatale që mund të parandalohet

Dr. Anton Gjuravçaj

Zbulimi i prezencës së virusit të papilomës njerëzore (Papiloma virus ose HPV) gjatë shekullit të kaluar në qelizat e kancerit të qafës së mitrës nga ana e mikrobiologut gjerman Harald Cur Hauzen bëri që ky ndryshim malinjë i qelizave të këtij regjioni të lidhet me gjenezën infektive, që shkencës i dha mundësinë, për dallim nga të gjitha llojet e kancereve tjera, të formojë strategji dhe metoda efikase për parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ky zbulim i rëndësishëm profesorit Hauzen i solli në vitin 2008 Çmimin Nobel për medicinë dhe fiziologji.
Nga këndvështrimi gjenetik ekzistojnë lloje të ndryshme (gjenotipe) të virusit HPV që mund të infektojnë njeriun, por nga potenciali onkogjen dallohet në radhë të parë tipi 16 i virusit të papilomës humane i cili gjendet në shumicën e rasteve në qelizat e kancerit e pas tij tipi 18 i këtij virusi. Jo të gjitha llojet e virusit HPV, që njihet edhe si infeksioni më i përhapur nëpërmjet transmetimit seksual, shkaktojnë malinjitet. Përkundrazi është mirë i njohur roli i gjenotipeve 6 dhe 11 në paraqitjen e lythave të pjesës anogjenitale. Virusi HPV lidhet, edhe pse në një përqindje shumë më të vogël, edhe me kancerin e penisit, vagjinës, anusit dhe orofaringut (te personat që bëjnë seks oral).

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “763” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat