Sekularizmi, themel i fortë për të ardhmen e fëmijëve

Përse vlerat e familjeve sekulare janë në rritje, thuhet në një artikull të botuar kohë më parë në gazetën prestogjioze:”Los Angeles Times”,shkruar nga gazetari Phill Zacherman,ku shpjegohet se “Sot më shumë se asnjë kohë më parë në historinë e SH.B.A-ve, janë duke u rritur familje pa besime fetare

Haxhi Zeneli

Ata janë pasardhësit e një populli të zgjeruar sekular që përfshin një kategori relativisht të re të ashtuquajtur me nofkën “nones”,(asnjanës), për shkak se ata identifikohen  me faktin se besimi i tyre nuk ishte i veçantë, thuhet në një studim të vitit 2012 nga “Pew Research Center”.
Numri i fëmijëve amerikanë që janë të rritur pa besime fetare, është rritur ndjeshëm që nga viti 1950, kur më pak se 4% të amerikanëve ishin shprehur se rriteshin në familje ku nuk praktikohet  feja. Sipas disa studimeve të fundit, ky numër është dyfishuar, kur një studim i vitit 2012 tregoi se 11% e njerëzve të lindur pas vitit 1970, theksuan se ishin rritur në familjet laike.
Kjo mund të ndihmojë të shpjegohet pse 23% e të rriturve në SH.B.A. pohojnë se nuk i përkasin asnjë besimi fetar, dhe më shumë se 30% e amerikanëve mes moshës prej 18 dhe 29 e thonë të njëjtën gjë, pra shkruhet në këtë artikull të”Los Angeles Times”,nga Phil Zuckerman.
Sipas raporteve të shumta, hulumtimi ka treguar se edukimi laik mund të jenë më i shëndetshëm për fëmijët. Sipas një studimi të “Duke Universitetit” të vitit 2010, fëmijët e rritur në këtë mënyrë shfaqin më pak sensibilitet ndaj racizmit dhe presionit në shoqëri, dhe janë më pak hakmarrës, nacionalistë, militantistë, autoritativë, dhe më tolerantë sesa fëmijët e rritur në mjedis fetar”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat