Në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave në kujdesin e dinjitetshëm dhe parandalimit të demencës”, të cilin e realizon Enti “KROG” i Institutit Circle nga Sllovenia dhe Shoqata “Impuls” nga Nikshiqi, të cilin e financon Bashkimi Evropian, në Mal të Zi është organizuar tryeza e parë e rrumbullakët, prej katër sa janë të parapara, në temën “Seksioni i gjendjes në fushën e demencës në veri të Malit të Zi”, partner i të cilit është edhe Komuna e Plavës.
Në tryezën e rrumbullakët, e cila më 26 maj 2022 është mbajtur në ambientet e entit për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve, në të cilën përveç organizatorit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Republikës së Sllovenisë, Ministrisë së shëndetësisë, Ministrisë së punës dhe kujdesit social, Entit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, Qendrës për punë sociale, Kryqit të kuq, Qëndrimit ditor për të moshuar, vetëqeverisjeve lokale, Sekretariatit për kujdesin social, Qendrës ditore për personat me demencë, ndërsa në emër të Komunës së Plavës ka marrë pjesë menaxheri i komunës, Merdin Purishiq.
Përfaqësuesit e sipërpërmendur, gjatë punës së tryezës së rrumbullakët, kanë debatuar mbi gjendjen aktuale të çështjes së demencës, sëmundje simptomatike që i prekë aftësitë intelektuale dhe sociale në mënyrë aq të rëndë sa të ndërhyn me funksionim të përditshëm të personit, duke theksuar mbi atë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për personat e prekur nga kjo sëmundje dhe për nevojat e tyre, e po ashtu edhe për aspektet joformale të ndihmës. Shërbimet e personave të prekur nga demenca, kryesisht përqendrohen në mbrojtjen institucionale, kurse mungon përkrahja e të gjithë atyre të cilët nuk janë në institucione, kur janë në pyetje trevat rurale të Malit të Zi. Menaxheri i Komunës së Plavës, Merdin Purishiq, në fjalën e rastit, i ka informuar të pranishmit mbi programet sociale të cilat i zbaton dhe i përkrah Komuna e Plavës. Në pjesën e elaborimit lidhur me brengën dhe kujdesin për personat e prekur me demencë, ka theksuar nevojën që të përshpejtohen aktivitetet, të cilat shpien deri te shpallja e tenderit për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar në Plavë, për të cilën është hartuar projekti dhe është siguruar lokaliteti.
“Shtëpia për të moshuar në Plavë do të kishte persona profesional dhe programe të posaçme të cilët do t’i trajtonin personat e prekur nga demenca. Kapaciteti i paraparë i shtëpisë në fjalë do të ishte 68 vende. Për Komunën e Plavës ky është projekt mjaft i rëndësishëm”, ka konfirmuar menaxher Purishiq.
Në tryezën e rrumbullakët, secili prej përfaqësuesve ka elaboruar mbi mundësitë dhe rastet për ofrim të ndihmës personave të prekur nga demenca, por edhe për kujdestarët mbikëqyrës të tyre.
Gjatë punës së tryezës së rrumbullakët, është folur edhe për formimin e grupit të punës për përgatitjen e planit aksional për menaxhim të demencës në veri të Malit të Zi, si dhe të kyçjes së personave të prekur nga sëmundja në fjalë dhe të kujdestarëve të tyre, në kuadër të strategjisë së re të zhvillimit të sistemit të mbrojtjes sociale të të moshuarve. OJQ “Impuls” dhe Enti “KROG” janë marrë vesh që pas përfundimit të punës së tryezës së rrumbullakët, me pjesëmarrësit e saj të iniciojnë formimin e grupit të punës në të cilën të gjithë përfaqësuesit relevant do të marrin pjesë aktive.
Mbështetje projektit, përveç Komunë së Plavës, i kanë ofruar edhe Komuna e Gucisë, Komuna e Nikshiqit, Kryqi i kuq i Nikshiqit, Kryqi i kuq i Plavës dhe Çeta e vëzhguesve “Prokletije” (“Bjeshkët e Nëmura”).
Sh. Hasangjekaj