Sa të hareshëm e të gëzuar, po aq edhe të përmalluar

Ndër gjashtë paralelet me gjithsej 73 maturantë të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, është edhe paralelja e vetme e drejtimit të gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe. Tetë nxënës, katër vajza: Elita Kukaj, Jehona Prelvukaj, Melvina Balidemaj dhe Puhizë Qosaj e katër djem: Erik Rekaj, Endi Ulaj, Freskim Qosaj dhe Lindon Rekaj, në krye me kujdestarin e klasës Fadil Ulaj, të premten më 25 maj, shënuan Mbrëmjen e maturës.
Që në orët e hershme të mbrëmjes, para godinës së shkollës, ku përfunduan maturën, janë tubuar djemtë dhe vajzat maturantë, të veshur me rroba asnjëherë më të bukura – vajzat me fustane të modës, ngjyrash dhe dizajnesh të ndryshme, kurse djemtë me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së prindërve të tyre, të cilët nga buxheti i vet familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tjerë, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre – mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e gëzimit dhe mallëngjimit, por edhe të pikëllimit. Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat