Në kategorinë e shkollave fillore vendi i parë i takoi Behar Palit, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit dhe vendi i tretë Elsadina Bajraktarit. Ndërkaq, në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Jonida Kovaçi, vendin e dytë Hedije Marku, kurse vendin e tretë Dëbora Popoviq
Ulqin – Nxënësja e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, Rumejsa Kaca, ka fituar vendin e parë në edicionin e 12-të të Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2017, të organizuara nga Fondacioni “Studenti”, që u mbajtën të martën mbrëma, më 23 maj, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. Ajo ka recituar përrallën në vargje “Lepuri dhe iriqi” nga Niko Tyto.
Në kategorinë e shkollave fillore vendi i parë i takoi Behar Palit nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros dhe vendi i tretë Elsadina Bajraktarit nga Shkolla Fillore “Marshall Tito” – Ulqin. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore