Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, autoritetet shëndetësore në vend kanë aprovuar një sërë masash të reja kundër përhapjes së koronavirusit, të cilat i bënë të ditur në konferencën për media të mbajtur më 28 korrik, 2022.
Ndër masat e reja të cilat do të jenë në fuqi deri më 12 gusht, është edhe rekomandimi ndaj pronarëve të objekteve hotelierike e biznesore që të punësuarit e tyre të mbajnë maska mbrojtëse, për shkak të numrit të madh të turistëvë që ndodhen në pushime këto ditë gushti.
Gjithashtu, sipas autoriteteve mjekësore rekomandohet vendosja e maskës mbrojtëse nëpër aeroporte, stacione hekurudhore dhe të autobusave, dhe në vende ku mblidhet numër i madh i njerëzve, ndërsa këto rekomandime jepen veçanërisht për të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët.
Ndër masat e reja është edhe vendosja e detyrueshme e maskës mbrojtëse nëpër shitore, barnatore, pika karburanti, dhe nëpër të gjitha hapësirat e brendshme të institucioneve.
t. u.