Rezultatet e arritura janë të pamjaftueshme

Ulqin – Përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Ul Info” kanë prezantuar të hënën në një konferencë për shtyp rezultatet e analizës së studimit mbi implementimin e Planit lokal të veprimit për luftë kundër korrupsionit në Komunën e Ulqinit.
Ky dokument është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në dhjetor të vitit 2014, si dokument strategjik i cili do të jetë bazë për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në këtë vetëqeverisje lokale. Me të janë përcaktuar 39 masa dhe 96 aktivitete, bartësit e tyre, afatet për realizim dhe indikatorët e rezultateve të arritura.
Drejtori ekzekutiv i OJQ “Ul Info” dhe koordinatori i projektit, Mustafa Canka, ka thënë se “analiza ka treguar që disa masa nuk janë realizuar”. i.k.

Të fundit

më të lexuarat