Guci – Të mërkurën e kaluar, në Komunën e Gucisë, është mbajtur takimi i ekspertëve për projektin tejkufitar “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar të Pejës dhe Gucisë (Culture Heritage – Treasure of crossborder region Peja – Gusinje)”, i cili realizohet sipas ftesës së bashkëpunimit tjekufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020 (IPA II), kurse financohet nga mjetet e Bashkësisë Evropiane.
Mysafirët i ka pritur dhe u ka dëshiruar mirëseardhje nënkryetari i Komunës së Gucisë dhe menaxheri i projektit, mr. Huso Brdakiq, me bashkëpunëtorët e vet. Përmes këtij projekti, Komuna e Gucisë ka blerë automjetin e markës Dacia Stepway, i cili do të shfrytëzohet për nevojat e Komunës.
Në kuadër të projektit në fjalë, është përfshirë edhe blerja e pajisjeve, punimi i sinjalizimit, broshurave dhe katalogëve, udhërrëfyesve audio dhe interasktiv, si dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore. Realizimi i projektit do të zgjatë 24 muaj. Ky projekt, njëkohësisht do të ketë aspekt ekonomik, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizituesve në këto destinacione.
Sh. Hasangjekaj
