Puna e dytë

Në kohën e sotme veçanarisht në shtetet e vogla Ballkanike si Shqipëri , Mal i Zi, Maqedoni, Kosovë , Kroaci etj ,të rinjët por jo vetëm ata hasim në vështërisë punësimi. Shkaqet varijonë nga numri i madh i konkurenteve me profesion të njëjtë ose zanat dhe vende punë jo të mjaftueshme për të gjithë, deri te mungesa e lidhjeve politike shoqërore,mos pëlqimi i bërjes së punëve të disponueshme etj. Derisa disa nuk arrin të gjejnë një punë kemi edhe atë që bëjmë njëkohësisht dy . Këtu do ndalemi tek anën pozitive dhe negative e të bërit dy punë . Po fillimisht termi punë e dytë çfarë nënkupton? Siç e thotë emri, një punë e dytë është kur ju keni një punë zyrtare të qëndrueshme dhe, pas orarit të punës ose gjatë kohës së lirë (si fundjava) ju merrni përsipër aktivitete të tjera që gjenerojnë të ardhura. Në disa raste puna e parë ka lidhje me të dytë e në raste tjera dy punët nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. P.sh nëse punoni si mësues, mësuese , i ndonji ose ndonjë gjuhë si italisht ju përveç që keni orët në shkollë mund të bëni kurse online si punë të dytë ose të merreni me përkthime të ndryshme meqense teknologjia sot ju ofron mundësi. Në këtë rast puna e parë ka lidhje me të dytën. Po në qofte se keni mbaruar për sporte dhe puna e dytë është kamarier këto të dyja përveç aktivitetit fizik nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Po pse disa marrin përsipër dy punë? Arsyet janë ndryshme si ekonomike, sfiduese apo thjeshtë nga kureshtja. Po fillojmë me anët pozitive që ofron puna e dytë : të jep të ardhura shtesë për kohën e lirë ,Të ardhurat që keni fituar me punën e dytë mund t’i përdorni për kohë të lirë, duke i lënë të ardhurat tuaja kryesore për shpenzimet tuaja fikse, faturat e duhura ose emergjencat e mundshme. Nga puna e dytë jemi në gjendje të kursejmë disa para Me të ardhurat shtesë që vijnë për të plotësuar të ardhurat tona fikse, më në fund mund të kurseni disa para ose ti investoni në investime të tjera. Shkoni në pushimet tuaja të ëndrrave . Shumica e njerëzve ëndërrojnë të udhëtojnë nëpër botë dhe, me një punë të dytë, kjo mund të jetë e mundur.India nuk duket aq shtrejtë tani që keni para të mjaftueshme për ta vizituar. Marrja e një kursi specializimi.Një avantazh tjetër i të paturit një punë të dytë është se ju mund të investoni paratë që fitoni duke marrë një kurs specializimi, në mënyrë që të siguroni një promovim në punën tuaj të qëndrueshme si psh nga magjistrimi kaloni në doktoraturë. Të punosh në dy punë mund të jetë freskuese. Mund të takoni njerëz të rinj dhe të përballeni me përgjegjësi të ndryshme. Kjo do të thotë se do të keni më pak gjasa të mërziteni ose të acaroheni tepër, pasi problemet e vogla shkojnë së bashku me punën e përditshme në çdo vend pune. Këto janë vetëm disa avantazhe pozitive. Po puna e dytë sjelle edhe disavantazhe si rritja e lodhjes fizike dhe mendore ,me një punë të dytë, ju mund ta lodhni veten fizikisht dhe mendërisht shumë më shpejt se normalisht. Sigurisht, kjo mund të ndodhë vetëm në fillim dhe, me kalimin e kohës, trupi juaj mund të mësohet me ritmin e ri dhe ju nuk do ta ndjeni këtë lodhje më. Është e rëndësishme të peshoni atë që është më e rëndësishme për ju. Mungesa e kohës së lirë ,me një punë të dytë, ne do të kemi më pak kohë për të dalë me njerëzit tanë të dashur, miqët apo kolëget e punës. Mungesa e fokusit Një nga problemet kryesore që mund të shkaktojë një punë e dytë është mungesa e fokusit. Shpesh herë nga lodhja ose ndonjë arsye tjetër ndodh që fokusin e humbin nganjëherë nga njëra punë, por ne duhet të zhvillojmë aftësi të ndryshme për të shkëlqyer në të dyja punët. Ja disa këshilla themelore për ju për të përmirësuar rutinën tuaj dhe për të rritur fokusin tuaj: Kur jeni në punë, kërkoni mjedise më pak shpërqendruese, provoni meditimin,bëni një listë të detyrave të përditshme dhe vendosni prioritetet,ndani detyrat kryesore në pjesë,vendosni afate realiste për përfundimin e tyre etj.Nëse merrni për sipër një punë të dytë, qoftë të përkohshme apo të përhershme, duhet të planifikoni edhe kohën që aktivitet i ri të mos dëmtojë ose ve në rrezik punën tuaj primare.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat