Provimi i fundit-Sintaksa

Asllan Bisha

Qershori ishte i lodhshëm, kishim më parë provim me shkrim. Nëse kalon me shkrim, përgjigjeshe edhe me gojë. Çdo gjë kaloi mirë, përveç Sintaksës, me shkrim nuk pata sukses. Shtatori ishte shpresa e për ta dhënë këtë lënde të ngatërruar, të cilën e linin në fund. Kjo lëndë ishte e ngatërruar, saqë shumë studentëve iu ngatërronte planet. Dhe sa mbërrita në shtëpi hapa librin e Sintaksës dhe shënimet nisa t’i lexoj dhe t’i studioj me vëmendje, por me ankth, që më ishte qepur si një qen i keq. Librin e merrja me vete, e fusja në strajcë dhe buzë Barbanës, nën vaun e Shtodrit hidhja edhe grepat. Edhe roja e kufirit më kontrolloi strajcën. Më kërkoi letrën e njoftimit. Kurrë më s’ më shqetësuar, studentët i thoshin njëri- tjetrit, saqë edhe fshatarët e mi habiteshin me respektin e rojeve ndaj meje. Ketë ma tha fqinji im, të premten kur po rrugëtoja dhe nxitoja për në treg të Ulqinit. Babai më kishte porositur të shkoj në kadastër për të paguar tatimin vjetor. Sa hyra në komunë takova profesorin tim, kujdestarin e dikurshëm. Ai u gëzua shumë. -Ti je bursist yni. Po, -fola qetë, ngapak i turbulluar, sepse profesori kishte arritur të bëhej kryetar, por tani më dukej edhe më i përzemërt. -Ke diplomuar?-Jo, u përgjigja qetë, më ka mbetur edhe një provim. Edhe një, Sintaksa, te profesor Bytyçi.-Je me fat, është shoku im i normales . A do punë? Unë isha zënë pisk – Po, mezi flisja. Nesër eja në punë,-foli prerë. Unë mbeta i stepur, do të bëhej përkthyes i mirë. ,Nesër, ashtu i skuqur i zënë në befasi mezi e falënderova kujdestarin. Obligimet e mia i mbarova më shpejt. Mezi prisja të kthehem në shtëpi për t’i kumtuar lajmin babait. Nxitova fushës së Zogajve drejt lumit dhe me maistralin e pasdites mbërrita ,kur dielli kishte mbërritur mbi malin e Rumisë. Babai s’ po u besonte fjalëve të mia. Ishte i lumtur. Askush nga bregu i Bunës nuk kishte arritur të punojë në Komunë të Ulqinit. Vetëm fjalët e nipit ,Rasimit sikur e bindën babanë se nesër fillon punën. Në agun e parë, nja një orë pa lindur dielli lashë shtëpinë . Mbërrita në orën tetë të mëngjesit. Kryetari kishte arritur. Sekretari sikur u befasua ,më la pas dere. -Prite, kryetarin. Pas nja një ore kryetari sa më pa, m’u afrua buzëqeshi. Prite shumë. Më priu në zyrë të statistikës. Zonja u befasua, por ai shpjegoi se ky është përkthyesi i ri. Më uroi sukses, ndërsa zonja më mirëpriti. Aty qëndrova më shumë se dy muaj. Në shtator e njoftova kryetarin që shkoi në provim. Më ftoi në zyrë shkroi një letër për profesorin shokun e klasës. E mbylli letrën..,,.. diçka mëso. Përshëndete…Ti ke qenë nxënës i mirë edhe sintaksën e rregullon. Unë ashtu i skuqur dhe i befasuar e përshëndeta kryetarin. Të jesh i lirë me mua. Unë kam qenë profesor yti, tani jemi shokë bashkëpunëtorë. Sukses, mos u trazo, punët shkojnë mirë. Edhe një javë para mbërrita në Prizren me shokun tim Ahmetin përgatitnim lëndën – Sintaksa. Ai e kishte të njëjtin provim në Gjakovë.-Pse je shqetësuar aq shumë, ti e ke edhe porosinë letrën për. Po, por më vjen turp të ia jap profesorit të Sintaksës. Ai është i vështirë-ti je me fat. Si ta kisha unë atë shans. U ndamë me Ahmetin, ai shkoi në Gjakovë. Hyra në provim me shkrim sikur nuk gjeja rast t’ ia jepja letrën. Ditën e dytë ne pesë studentët që e kishim dhënë me shkrim Sintaksën, kishte një kusht – të prgjigjemi mirë me gojë. Profesori ishte i harbuar si trumë deti i pakënaqur. Ju duhet të mësoni tjerët kujdes .Pra, bëni përgatitje me shkrim sidomos në Sintaksë. Dikur na i dha indeksat. Të pestë ne kishim marrë gjashta. S’na pyeti me gojë .Provimi i fundit, urime! Unë isha i skuqur. Dikur iu afrova profesorit: Urdhëro, je i pakënaqur. Jo profesor, kam një letër për ju. Ai i befasuar s’ po u besonte syve.-Ti je i marrë, tash ma jep letrën. Pse s’ ma dhe më pare? Profesor ,më erdhi turp. Notën e kam shënuar dhe tani duhet ta ndryshoj te sekretari.-Jo , profesor është kaluese. Mjafton, unë diplomova, do të punësohem si përkthyes në Kuvendin Komunal të Ulqinit. Profesori më priu në bufe. Do të qeras, unë e kam kryetarin tënd shok shkolle, kam qenë në Anë të Malit në Katërkollë. Fadili është i mrekullueshëm. Ti je i marrë, unë s’ të kam pasur simpatik. Më fal. Qenke i ndershëm i ndërgjegjshëm .Unë s’të lë të paguash. Kur të vij në Ulqin paguan ti. U ndamë më profesorin e Sintaksës, isha i lumtur, nxitoja për të marrë vërtetimin që isha bërë arsimtar.Isha njeriu më i lumtur nxitoja të marrë biletën për t’u kthyer në Ulqin.

Të fundit

më të lexuarat