Prej tre fituesve, PhD. Martin M. Bojaj dhe Alberta Bikaj nga Malësia

Në kategorinë e punimit më të mirë të doktoraturës, çmimi iu dha Martin Bojajt për tezën e doktoraturës “Maintaining price stability in Montenegro through governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet menaxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit)

Tuz – Banka Qëndrore e Malit të Zi, me rastin e shënimit të Ditës së saj, më 11 prill 2022, ka ndarë Çmimin Vjetor për vitin 2022, me një ceremoni solemne të mbajtur në sallën e guvernatorëve të kësaj banke. Në faqen zyrtare të Bankës Qëndrore të Malit të Zi , njoftohet se Çmimi Vjetor u dha në fushën bankare, të politikës monetare dhe të teorisë, për vitin 2022.
“Çmimin për tezën më të mirë të diplomës e fitoi Alberta Bikaj për punimin “Digjitalizimi i pagesës“, derisa për çmimin më të mirë të tezës së magjistraturës është vlerësuar punimi “Analiza e përcaktuesve dhe procedurat e menaxhimit të portofolit të kredive jokualitative në shembullin e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, të Jellenës Drashkoviq.
Në kategorinë e punimit më të mirë të doktoraturës, çmimi iu dha Martin Bojajt për tezën e doktoraturës “Maintaining price stability in Montenegro Througt governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet menaxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit)”, thuhet në këtë njoftim.
Nga Banka Qëndrore e Malit të Zi u njoftua se për çmimin në fjalë ka vendosur komisioni i përbërë nga profesorë të spikatur nga universitetet e Malit të Zi dhe të rajonit, si dhe nga ekspertë të Bankës Qëndore.
Çmimi Vjetor i Bankës Qëndore të Malit të Zi është jetësuar që nga viti 2007, me qëllim të stimulimit dhe zhvillimit të mendimit shkencor dhe afirmimit të kuadrit profesional në Mal të Zi, i cili përbëhet nga plaketa dhe shuma monetare prej 2 mijë eurosh për punimin më të mirë të diplomës, 3 mijë euro për punimin më të mirë të magjistraturës dhe 4 mijë euro për punimin më të mirë të doktoraturës.
Nga viti 2007, Çmimin Vjetor të Bankës Qëndrore të Malit të Zi e kanë fituar 46 persona të diplomuar, magjistra dhe doktorë shkencash.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat