Politikanët shqiptarë pro dhe skeptikë ndaj jetësimit të komunës

Malësi- Çështja e ndryshimit të statusit të Komunës urbane të Tuzit nga urbane në një komunë me kompetenca të plota siç janë të gjitha të tjerat në Mal të Zi, ka qenë prej më shumë se dy dekadash në qendër të diskutimeve dhe polemikave të shumta të partive politike shqiptare me synim që Malësia ta gëzojë këtë të drejtë kushtetuese.
Para pak ditës Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e saj, ka miratuar propozimin e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi i cili parashikon që Komuna urbane e Tuzit të transformohet në komunë të plotë, një set ligjesh që së shpejti priten të hyjnë në procedurë për miratim në kuvendin e Malit të Zi, por që do të fillonin të hynin në fuqi nga 1 shtatori i 2018-tës, ashtu siç është parashikuar.
Miratimi i këtyre ligjeve dhe ndryshimi i statusit të komunës, ka qenë kusht i marrëveshjes ndërmjet koalicionit të PDS-së dhe “Shqiptarët e vendosur”, marrëveshje që siç kanë deklaruar funksionarë të këtij koalicioni, është duke u zbatuar dhe është përshëndetur nga shqiptarët të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat