Dinoshë- Flamuri Kombëtar i Shqiptarëve ditëve të fundit ka qenë sërish në shënjestër për t’u larguar dhe për të mos u përdorur, duke u trajtuar si një “flamur i huaj që nuk lejohet të përdoret”
Rasti i fundit ka ndodhur në familjen e Xhemal Nikajt në fshatin Dinoshë, në familjen e të cilit sipas familjarëve, ditë më parë kishin shkuar pjesëtarë të policisë të cilët u kishin kërkuar atyre që të largojnë flamurin Kuq e Zi nga çatia e shtëpsië familjare që e kishin vendosur që nga 28 Nëntori- Dita e Flamurit Kombëtar.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i cili menjëherë së bashku me këshilltarin e tij, Nikollë Berishaj, e ka vizituar këtë familje ku kanë biseduar për disa minuta me bashkëshorën e Xhemalit, Vera Nikaj, duke qenë se Xhemali ndodhej për një vizitë në SHBA. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore