
Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur malazez Bozhidar Proroçiq, kolegu dhe miku im i çmuar dhe respektuar nga Cetina, para pak ditësh më dërgoi shënimin e shkruar në gjuhën malazeze me titull “Nihad Canović – Osnaženi Plav u liderskim rukama” (“Plava e fuqizuar në duar të liderit Nihad Canoviq” duke shprehur dëshirën që atë ta përkthej e përpunoj në gjuhën shqipe dhe për publikim (botim) t’ia përcjelli gazetës “Koha Javore”.
Shënimin e vet në fjalë autori Proroçiq e fillon: “Çdo ardhje ime në Plavë, posaçërisht gjatë Ditëve të Boronicës, Takimeve Letrare të Plavës dhe manifestimeve tjera kulturore, paraqet përvojë të paharruar të përmbushur me takime të çmuara dhe të vlefshme me vëllezërit boshnjakë, shqiptarë, malazezë dhe përfaqësues të kombeve tjera të cilëve u përkasin në këto hapësira të bukura në mes të bjeshkëve dhe Liqenit të Plavës”.
Shtjellimin me shkrim të tekstit të shënimit të vet, autori Proroçiq e vazhdon: “Plava është qytet, bukuria e të cilit rrjedhë nga shumëllojshmëria e banorëve të saj, e takimet e mia me ta shtesë begatojnë kuptimin tim dhe nderimin e respektin për kulturat e ndryshme të cilat gërshetohen në këto hapësira. Çdo hap nëpër këto pejzashe piktoreske bart gjurmët e të kaluarës së përbashkët dhe miqësisë, të cilat depërtojnë thellë në kohë. Në ato manifestime kam pasur rastin t’i prononcoj vargjet nga përmbledhja ime ‘Prangjet dhe zinxhirët’ (‘Okovi i lanci’). Moment i veçantë ka qenë kur herën e parë kam shqiptuar vargjet nga vjersha “Boshnjaku” (“Bošnjak”). Publiku spontanisht ka reaguar me duartrokitje, që për mua ka qenë përvojë e posaçme emocionale, duke vërejtur se si fjalët e mia lidhen me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike, se si krijojnë ura në mes të kulturave, paraqet përmbushje përjetimesh të çdo shkrimtari”.
Në vazhdim autori Proroçiq shkruan se Plava është qytet i cili nëpër shekuj ka dhënë shumë shkrimtarë madhështorë, e të jesh pjesë e takimeve letrare në atë kontekst, është nder. Këto manifestime nuk janë vetëm rast për shprehje artistike, por edhe për lidhshmëri më e thellë me frymën (shpirtin) e qytetit dhe banorëve të tij. Përmes këtyre përvojave, Plava bëhet jo vetëm inspirim (frymëzim) për krijimtarinë time, por edhe vend ku bashkohet e shkuara (kaluara) dhe e tanishmja, tradita dhe shprehja bashkëkohore. Përmes takimeve të shumta me miqtë e dashur të Plavës, vështirë është të veçosh momente individuale, shprehet në tekstin e shënimit autori Proroçiq dhe shton se njëri ndër personalitetet kruciale, i cili veçohet me veçorinë e vet të qetë, e të thjeshtë, është kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Kontributi i tij bashkësisë dhe qasja (angazhimi) e jashtëzakonshme në drejtimin (menaxhimin) e komunës, qartë ilustrojnë përkushtimin e tij në aktivitetet e ndryshme kulturore të Plavës. Nihad Canoviq nuk është vetëm politikan, por edhe ambasador kulturor, i përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë së larmishme e cila bën zemrën e Plavës. Përmes mbështetjes së manifestimeve siç janë Ditët e Boronicës dhe Takimet Letrare të Plavës, ai ndërton ura në mes të bashkësive të ndryshme duke promovuar ndryshueshmërinë si fuqi esenciale e cila e bën Plavën vend unik në hartën kulturore. Qëndrimi i tij human shprehet përmes përkushtimit të avancimit të jetesës së barorëve lokalë. Përmes pjesëmarrjes aktive në bashkësi, Nihad Canoviq vepron në krijimin e rrethanës së qëndrueshme dhe ofrimit të përkrahjes së iniciativave të ndryshme, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Plavës.
Autori Proroçiq, në shënimin e vet shkruan se vështrimi vizionar i Nihad Canoviqit reflektohet në dëshirën e tij për zhvillimin e Plavës si qytet inkluziv dhe progresiv. Liderizmi i tij në punët e komunës pasqyrohet në hapat konkret nga fuqizimi i ekonomisë lokale, infrastrukturës dhe arsimit. Vizioni i tij ndaj Plavës si vend i cili ofron mundësi për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, krijon themelet për qytet të harmonishëm dhe perspektiv. Te Nihad Canoviq, Plava ka liderin i cili, jo vetëm që kupton kontekstin historik e kulturor të këtij qyteti, por edhe i përkushtuar për krijimin e ardhmërisë, e cila do të fuqizojë qytetarët e tij. Fuqia dhe thjeshtësia e tij e qetë vejnë shembullin se si liderizmi mund të jetë njëkohësisht efikas dhe inspirues, ndërsa jashtëzakonshmëria e tij reflektohet në përkushtimin e bashkësisë dhe vizionit afatgjatë.
Nihad Canoviq, është jo vetëm politikan, por edhe entuziast dhe promotor i kulturës, ndërsa interesimi i tij i madh për programet e Qendrës për Kulturë në Plavë, e cila mban emrin e madhështorit Husein Bashiqit, qartë tregon në përkushtimin e tij promovimit të trashëgimisë kulturore të Plavës, konfirmon autori Bozhidar Proroçiq në shënimin e vet, duke shtuar se çdoherë kur në këtë qendër kulturore mbahet program, Nihad Canoviq, paraqitet me buzëqeshje të ngrohtë, pret secilin artist, poet, piktor, aktor, dramaturg apo historian duke u ofruan përkrahje të fuqishme. Prania e tij në ngjarjet e kulturës nuk është vetëm formale, ajo shpreh përkushtimin e tij autentik ndaj artit dhe kulturës. Prania e tij e matur dhe përkrahja, janë faktor esencial të cilët zbulojnë erudicionin (diturinë) dhe ndjeshmërinë e tij ndaj vlerave kulturore. Nihad Canoviq, jo vetëm që njeh rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Plavës, por edhe aktivisht jep kontribut në ringjalljen dhe promovimin e tij. Përkrahja e tij programeve kulturore, krijon atmosferë në të cilën artistët ndihen të çmuar dhe të inspiruar. Segment i veçantë i rëndësishëm i kontributit të Nihadit Plavës, është roli i tij në zhvillimin e komunës si destinacion turistik. Përmes politikës së tij vizionare, Plava gradualisht është transformuar në destinacionin e dëshiruar, i cili josh turistët për shkak të thesarit të saj të begatë kulturor, bukurisë natyrore dhe mikpritjes së banorëve lokalë. Bashkëpunimi me diasporën paraqet pjesë të çmuar të këtij zhvillimi.
Autori i shënimit në vazhdën e shkrimit të tekstit të tij shkruan se Nihad Canoviq e njeh diasporën si partner të rëndësishëm dhe resurs për avancimin e Plavës. Përmes projekteve të ndryshme dhe nismave, realizon lidhshmërinë e fuqishme në mes të Plavës dhe diasporës, duke krijuar ura të cilat i mundësojnë diasporës që aktivisht t’i kontribuojë zhvillimit të komunës. Aftësia e tij të mobilizojë përkrahjen diasporës, krijon dialog në mes të banorëve lokalë dhe atyre që janë shkapërderdhur anekënd botës, faktorë esencialë në fuqizimin e Plavës si pjesë integrale e bashkësisë globale.
Autori Proroçiq po ashtu shkruan – Nihad Canoviq, lider i qetë dhe i dashuruar në kulturë, len gjurmë të thellë dhe pozitive në zhvillimin e Plavës. Përkushtimi i tij kulturës, përkrahja e zhvillimit turistik dhe bashkëpunimi me diasporë e bëjnë akter qenësor, i cili formëson ardhmërinë e ndritshme të Plavës, e cila bëhet destinacion gjithnjë e më i rëndësishëm në Evropë.
(Vijon)
(Vijon nga numri i kaluar)
Ardhmëria e Plavës, paraqet jo vetëm vazhdim, por edhe fuqizimin e tregimit i cili me shekuj reflekton gjatë rrugëve karvanike, tregtare e kulturo-historike, shkruan autori Proroçiq dhe shton në vazhdim se ky qytet me trashëgiminë e vet të pasur, tani paraqitet si epiqendër e takimeve të së kaluarës, të tanishmes dhe të ardhmes. Hapat të cilët sot Plava i ndërmerr, paraqesin hapa kolosalë dhe të guximshëm kah ruajtja dhe fuqizimi i autenticitetit (origjinalitetit) të vet, por edhe të identitetit. Në nënkufijtë e rrugëve karvanike Plava nuk është vetëm stacion pikënisës, por edhe destinacion i cili josh njerëzit nga anë të ndryshme të botës. Hulumtues, artistë, udhëpërshkrues, liderë dhe politikanë të shumtë ndër shekuj kanë lënë vulën e vet në këtë vend. Sot Plava vendos themele për epokë të re të bashkimit dhe ndërrimit, jo vetëm të të mirave materiale, por edhe të vlerave kulturore e shpirtërore. Në qendër të kësaj rruge të jashtëzakonshme në mes të bjeshkëve: Visitorit, Çakorrit, Liqenit të Plavës, Bjeshkëve të Nemuna, rrëfime këto të cilat janë të trungëzuara në tokën e Plavës. Shpirti (fryma) e paraardhësve, por edhe trimëria dhe vizioni i tani të gjallëve në hapa të liderëve ashtu siç është Nihad Canoviq, të cilët vazhdojnë të ndërtojnë ura në mes të së kaluarës dhe të tanishmes. Liqeni i Plavës si pasqyrë, shpreh jo vetëm bukurinë natyrore, por edhe shpirtin e bashkimit, i cili kultivohet në mes të banorëve. Ardhmëria e Plavës nuk qëndron vetëm në ruajtjen e trashëgimisë, por edhe në hapat e guximshëm kah zhvillimi turistik. Qyteti është bërë destinacion i vërtetë i cili josh vizitorët me kombinim unik të ngjarjeve kulturore, historisë të begatë dhe natyrës së paprekur. Plava në atë mënyrë, jo vetëm që i bashkon popujt dhe kombet, por edhe bëhet hapësirë ku shumëllojshmëria kremtohet si fuqi.
Bashkëpunimi me diasporën luan rol esencial në këtë proces, shkruan autori në shënimin e vet, sepse diaspora përbën gur të çmuar për Plavën, i cili shkëlqen në skenën globale. Nihad Canoviq, si lider i cili kupton rëndësinë e këtij partneriteti, shquhet në përpjekjet e tij që të krijojë urë në mes të banorëve lokalë dhe diasporës. Kjo lidhshmëri jo vetëm që sjellë përfitime materiale, por edhe mundëson skenën kulturore të Plavës me ide, perspektiva dhe përvoja të reja. Plava, jo vetëm që bart barrën e historisë së vet, por guximshëm hapëron në ardhmëri me shpresë në autenticitetin e vet.
Në vijat (pikat) kufitare të së kaluarës dhe të tanishmes, Plava bëhet jo vetëm dëshmitare, por edhe protagoniste e tregimit i cili reflektohet për mes udhëheqjes (drejtimit) të mençur e dinjitar, përkushtimit kulturës, përkrahjes, turizmit dhe bashkëpunimit me diasporën, qyteti në brigjet e Liqenit të Plavës, ndërton ura të cilat do të mundësojnë prosperitetin dhe unitetin (bashkimin) e të gjitha gjeneratave të ardhshme.
Plava si mbikëqyrëse e traditave dhe identitetit të Malit të Zi.
Autori i shënimit në fjalë, Bozhidar Proroçiq, kah fundi i përmbajtjes së tekstit, me admirim shprehet: “Plava si Cetina ime, janë destinacione jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat shprehin e pasqyrojnë esencën e Malit të Zi, përmes historisë, shekujve, kulturës dhe mikpritjes. Ky qytet në veri të vendit me historinë e vet të begatë, bëhet si rojë e traditës dhe autenticitetit (origjinalitetit), të cilat e karakterizojnë Malin e Zi. Plava nuk është vetëm hapësirë gjeografike, por është pasqyrim i gjallë i frymës (shpirtit) të identitetit malazez. Në zemrën e Plavës me mburrje rrah zemra malazeze, ndërsa historia e saj është e përkushtuar në nxitje dhe ngadhënjime, të cilat e kanë formësuar karakterin e këtij qyteti. Plava nuk është vetëm simbol i kështjellave mbrojtëse dhe i përmendoreve kulturore, por është edhe vend ku gërshetohen grupe të ndryshme etnike, duke krijuar harmoni ndërmjet boshnjakëve, shqiptarëve dhe malazezëve. Në kalldrëmet e tyre dëgjohet pëshpërima e të kaluarës, ndërsa në bulevardet (sheshet) e tyre shpaloset pejsazhi piktoresk i jetës malaziase. Plava është dëshmitare e kërkimit shekullor për liri dhe pavarësi, të vlerave të cilat janë qenësore për Malin e Zi. Ndër shekuj Plava ka qenë skenë e gërshetimeve të kulturave dhe traditave të ndryshme, me çka ka kontribuar në formimin e mozaikut të pasur multikulturor të Malit të Zi. Në tregimet dhe vjershat e tij shpaloset fryma e betejës por edhe e dashurisë ndaj lirisë dhe larmisë (llojllojshmërisë). Mikpritja e Plavës dhe e plavjanëve është e pamatshme mu si natyra e saj e cila ta merr frymën. Liqeni i Plavës dhe bjeshkët në rrethinë reflektojnë pejsazhe të cilat lënë përshtypje të përhershme, derisa ngrohtësia e nikoqirit, çdo vizitues e bën të mirëseardhur. Ky qytet nuk është vetëm destinacion në hartë, por vend ku çdo mysafir ndihet si pjesë e familjes”.
Shënimin e vet me titull “Plava e fuqizuar në duar të liderit – Nihad Canoviq”, autori Bozhidar Proroçiq e përmbyll me konstatimin se Nihad Canoviq si kryetar i Komunës së Plavës, luan rol krucial në ruajtjen dhe zhvillimin e këtij xhevahiri (guri të çmuar) të Malit të Zi. Drejtimi (menaxhimi) i tij, jo vetëm që mbron traditën dhe autenticitetin (origjinalitetin) e Plavës, por edhe ndërton ura kah e ardhmja më e mirë. Përmes përkushtimit të tij kulturës, zhvillimit të turizmit dhe bashkëpunimit me diasporën, Nihad Canoviq lë vulë të qëndrueshme në identitetin e Plavës dhe e bën simbol më të fuqishëm të Malit të Zi. Plava është jo vetëm hapësirë gjeografike, por edhe pasqyrim i gjallë i Malit të Zi ndër shekuj, përmes tregimeve dhe këngëve të shkrimtarëve të shquar e madhështorë dhe historianëve, nëpër takime mikpritëse, Plava mbetet simbol i fuqishëm i historisë dhe kulturës së Malit të Zi. Roli i saj si rojtare e traditës në drejtim të liderit siç është Nihad Caroviqi, i kontribuon ruajtjes së frymës së Malit të Zi, i cili pasqyrohet në qytet, male dhe bjeshkë të saj.
Shkrimtari dhe publicisti malazez, Bozhidar Proroçiq, tekstin e shënimit të vet e përfundon me fjalët e liderit të njohur, shkrimtarit dhe oratorit Xhon Maksvel (1949) në të cilat mund ta njohim inspirimin, i cili shpreh rolin e Nihadit: “Lider nuk është ai i cili ju premton ardhmëri të shkëlqyer. Lider është ai i cili ju shpie kah ajo”. Nihad Canoviq përmes udhëheqjes së vet, jo vetëm që premton, por edhe aktivisht ndërton rrugën kah ardhmëria e ndritshme e Plavës, njëkohësisht duke ruajtur atë që është e vlefshme nga e kaluara. Humaniteti i Nihadit, përkushtimi i tij bashkësisë dhe aftësia të tubojë njerëz të grupeve të ndryshme etnike, tregon në lidhshmërinë e thellë me esencën e Malit të Zi. Si lider i Plavës bashkëkohore, ai bart barrën e përgjegjësisë, por njëkohësisht u ofron shpresë dhe siguri bashkëqytetarëve të vet. Nihad Canoviqi nuk është vetëm lider i Plavës, ai është urë në mes të së kaluarës dhe të ardhshmes, mishërues i frymës multikulturale e cila synon kah mbarëvajtja dhe prosperiteti i përbashkët.