Plava do ta marrë pamjen e qytetit modern, thekson kryetari i Komunës Nihad Canoviq

Plavë – Me punë me përkushtim dhe përgjegjësi, administrata lokale maksimalisht përpiqet të arsyetojë besimin e qytetarëve, në mënyrë që Komuna e Plavës në fund të këtij sezoni veror të jetë stabile, më e zhvilluar dhe infrastrukturalisht më e pasur dhe moderne, ka thënë në deklaratën për media të shkruara, kryetari i komunës Nihad Canoviq. Ai ka përkujtuar se në atë drejtim qe një muaj e gjysmë është duke u punuar në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit, për çka Qeveria e Malit të Zi në mandatin teknik ka destinuar 1.300.000 euro. Kryetari Canoviq, në vazhdim ka bërë me dije se është në pyetje realizimi i një prej projekteve më të ndërlikuara, i cili në mes tjerash nënkupton edhe rikonstruktimin e infrastrukturës nëntokësore.
“Me modernizimin e rrugës kryesore të qytetit është duke u bërë edhe ndërrimi i gypave të ujësjellësit nga azbesti, të cilët janë vendosur që nga viti i largët 1971. Mjaft është të thuhet se gjatë tërë gjatësisë së rrugës nuk ka ekzistuar asnjë valvolë, ashtu që për çdo intervenim është dashur që të mbyllet (ndërpritet) rrjedha e ujit në basenin kryesor. Kemi pasur numër të madh lidhjesh të cilat nuk kanë qenë të evidentuara nga ana e shërbimeve, si dhe mjaft instalime nëntokësore të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në asnjë kadastër. Të gjitha këto çështje tani janë të zgjidhura në mënyrë të përgjegjshme, ashtu që kemi fituar rrjetin cilësor të instalimeve nëntokësore hidroteknike prej ndërtesës së postës së qytetit deri te pompa e benzinës”, ka konfirmuar kryetari Canoviq, duke shtuar se njëkohësisht është zgjidhur edhe problemi i kullimit te ujërave të zeza në pikat kritike.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, për media të shkruara po ashtu ka deklaruar se në bashkëpunim me Sistemin Elektrodistributiv të Malit të Zi (CEDIS), është punuar edhe në ndërrimin e kabllos së tensionit të lartë i cili te ca shtëpi familjare ka rrezikuar sigurimin e njerëzve. Kryetari Canoviq ka theksuar se me realizimin e projektit të sipërpërmendur do të fitohet ndriçimi i ri publik i cili përmbush standardet bashkëkohore. Ai, po ashtu, ka theksuar se në këtë mënyrë fotopanorama a Plavës do të jetë dukshëm më e bukur.
“Do të kemi trotuare cilësore me zgriporë (skajorë) prej graniti dhe pllaka behati. Thjesht do të kemi infrastrukturë moderne në rrugën kryesore me çka edhe qytetarët, edhe turistët e shumënumërt edhe vizitorët do të fitojnë hapësirë në të cilën në mënyrë të kënaqshme do ta kalojnë kohën”, ka thënë kryetari Canoviq. Ai ka përkujtuar se kjo është faza e parë e modernizimit të qytetit dhe se faza e dytë nënkupton rregullimin e Çarshisë së Poshtme dhe rrugës së Omeragiqëve.
“Shpresoj se qeveria e shteti do të kenë vullnet të dëgjojnë, që në partneritet me administratën lokale të fillojnë me investime që kanë të bëjnë me fazën e dytë të rregullimit të qytetit, sepse me sheshin modern dhe rrugën kryesore të rikonstruktuar, do të rrumbullakojmë rregullimin e bërthamës së qytetit”, ka konfirmuar kryetari i komunës, Nihad Canoviq. Ai në vazhdim ka shtuar se paralelisht po punohet edhe në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore edhe në pjesët tjera të komunës.
“Përveç punëve në qendër të qytetit i kushtojmë kujdes edhe zgjidhjes së problemeve në pjesët tjera të komunës sonë, ashtu që për përmirësimin e infrastrukturës jashtë qytetit janë destinuar rreth një milion e gjysmë euro. Kjo në mes tjerash nënkupton arnimin e gropave në shumë rrugë, si dhe asfaltimin e ca rrugëve të trafikut rrugor. Ndër to është edhe sanimi i rrugës në vendbanimin Skiq, me të cilin do mundësohet që më lehtë të arrihet deri te shëtitorja e atjeshme e njohur. Në kuadër të atyre punimeve do të punohet edhe në vendosjen e shtresës së re të asfaltit dhe ndërtimin e murit mbështetës në Lumin e Gjuriqit”, ka theksuar kryetari Canoviq dhe ka paralajmëruar ndërtimin e lëvizjes rrethrrotullimit në hyrje të Plavës.
“Është planifikuar të punohet rrethrrotullimi te Ura e Limit në hyrje të qytetit, në të ashtuquajturin “trekëndësh” ku kanë ndodhur aksidente të shumta të trafikut rrugor. Me ndërtimin e tij do të kemi vijimësi më të sigurt të trafikut, ka përfunduar deklaratën për media të shkruara kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat