
Hyrje
Në 2-3 muajt e fundit kemi paraqitjen e disa rasteve të pertusit-kolla e bardhë në vendin tonë edhe në rajon.
Instituti për mbrojtjen shëndetësore të Malit të Zi deri me 21.01.2024 i ka regjistruar 404 raste të pertusisit-kolla e mirë. Te 326 raste sëmundja është vërtetuar në mënyrë laboratorike: PCR ose analizat serologjike, ose si pas zhvillimit të simptomave karakteristike pas kontaktit me të sëmurin.
Rastet:
Podgoricë 285,
Danilovgrad 30,
Berane 15,
Tivar 14,
Budvë 11,
Cetinë 10,
Herceg Novi 7,
Nikshiq 6,
Zetë 5,
Tivat 4,
Bijelo Pole 3,
Mojkovac 3,
Andrijevicë 2,
Plevla 1,
Petnjicë 1,
Ulqin 1 rast.
Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX punoja në Pediatri, Ka pasur raste të kësaj sëmundjeje sporadike. Por epidemi nuk janë regjistruar.
Duke ju falënderuar, së pari vaksinimit e rregullt të fëmijëve të vegjël, pertusisi të gjithë kto vite nuk ishte prezent.
Shkaktari
Pertusis është sëmundje akute bakteriale që prek traktin respirator.
Shkaktari: është Bortadella pertusis, por edhe Bacilus Parapertusis.
Epidemiologjia
Burimi i infeksionit është vetëm njeriu. Fëmijët e paimunizuar janë të gjithë receptiv. Sëmundja kryesisht prek fëmijët nën 5 vjeç. Format të lehta, subklinike mund të vërehen në çdo moshë.
Sëmundja lë imunitet të përjetshëm.
Në shumicën e rasteve e përsëritura mund të jetë shkakatar bacili i Parapertusisit.
Sëmundja qarkullon në forma endemike, por mundet kohë pas kohe të shpërthejnë në mënyrë epidemike periodike.
Pertusisi është shumë ngjitës në periudhën katarale-akute, posaçërisht kur nuk është sëmundja e diagnostikuar dhe nuk ka filluar mjekimi.
Kur pacienti-fëmija mjekohet me antimikrobët e nevojshme, pertusisis anulohet brenda 5 ditëve.
Masat parandeluese
Vaksina
Edukimi publik i prindërve për rëndësinë e vaksinimit të hershëm të fëmijëve. Shumë rrallë vaksina jep efekte anësore. Vaksina me bacil të mbytur bëhet me tri doza . Mundet të përdoret edhe doza e katërt dhe e pestë për ”kujtim” të imunitetit.
Vaksina mund të bëhet te fëmijët 2, 4 edhe 6 muajsh, kurse doza e “kujtimit” rekomandohet pas 12-15 muajsh.
Rastet ne pertussis duhet të jenë nën mbikëqyrjen e pediatrit edhe në qendra më të mëdha të infektologut. Të sëmurit duhen të izolohen nga fëmijët tjerë. Në ambientin e tyre bëhet dezinfektimi.
Klinika
Faza e parë-katarale
Më tepër prek fëmijët e vegjël, posaçërisht ata të paimunizuarit. Koll i mundimshëm, irritues i cili gradualisht rritet dhe mundettë jetë në formën paroksizmale- me sulme.. Kjo fazë zgjat deri dy javë. Kolla e vazhdueshme mundet të zgjas deri në dy muaj.
Te rastet tipike diagnoza mundet me qenë e lehtë. Paraqitet edhe dhimbja në gjoks me dispnee-zorëfrymarrje. Faza katarale mundet të zgjas deri në dy muaj dhe është vështirësi diagnostikimi.
Faza e dytë-tipike
E karakterizon kolla tipike në sulme, me paroksizme, dispnee-zorëfrymarrje. Këtu diagnoza është e thjeshtë. Format tipike të pertusisit mund të shihen te fëmijët 6 mujorësh.
Faza e tretë-komplikimet
Rastet e rënda dhe me ndërlikime munden të mbarojnë edhe me vdekje. Në popullatën e pa vaksinuar munden të zhvillohen pneumonitë, të shoqëruara edhe me diaree-barkëqitje.
Mjekimi
Preferohet përdorimi i antibiotikëve të familjes së makrolidëve ( më së miri Erytromycini, claritromicini, zymba<ctar etj.). Terapia me antibiotik e “zbut” ecurinë e sëmundjes dhe ndërlikimet-komplikacionet janë të rralla.