Ulqin – Në kuadër të vizitës në Malin e Zi me rastin e Ditës së Ulqinit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, mori pjesë të shtunën mbrëma në një veprimtari të zhvilluar në kompleksin “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të jetës politike, publike e shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi.
Në fjalën e tij, Nishani ka thënë se vizita e tij në Ulqin “ishte një ditë për të kaluar jo vetëm momente të mrekullueshme me vëllezërit dhe motrat, me bashkëkombasit shqiptarë në Ulqin, por edhe një ditë për të reflektuar të gjithë së bashku për atë çka bota shqiptare ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe për atë çka bota shqiptare e ka si orientim, si objektiv e si pikësynim të rrugëtimit të saj të gjatë që ka përpara”. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore