Përfshirja e fëmijëve në krijimtarinë artistike dhe artizanale

Tuz/Dinoshë- Shoqata e Gruas “Nita” ka realizuar projektin gjashtëmujor me moton “Edhe unë do të vij“ i cili konsiston në ndërtimin e disa punishteve për fëmijë që janë realizuar në dy Shkollat Fillore në Malësi, në atë “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe në shkollën fillore “29 nëntori në Dinoshë” në të cilat është prezantuar kreativiteti artistik i fëmijëve me nevoja të veçanta duke iu bashkëngjitur dhe fëmijë të tjerë me krijimtarinë pamore, vizatime e piktura të ndryshme dhe punimeve artizanale.
Sipas moderatores së projektit, Ismeta Gjoka, e asistuar dhe nga dy psikologet, Myrveta Beqaj dhe Gresa Muhaj, ky projekt që filloi nga muaji dhjetor i vitit të shkuar deri në fund të majit të këtij viti ka pasur për synim përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në krijimtarinë artistike dhe artizanale, duke ju dhënë mundësi për të treguar aftësitë e tyre ndryshe në një ambient ndryshe. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat