Pas pushimit dimëror, filloi gjysmëvjetori i dytë shkollor

Gjysmëvjetori i dytë shkollor, përkatësisht periudha e tretë klasifikuese sipas kalendarit shkollor 2020/2021, filloi këtë të hënë më 18 janar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, kështu kanë deklaruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit e Malit të Zi.
Në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, nga 11 janari 2021 nxënësit në të gjitha shkollat do ta ndjekin mësimin online.
“Nevojitet që orët gjatë kësaj jave të organizohen me qëllim të përsëritjes së përmbajtjeve mësimore nga periudha e kaluar dhe në këtë mënyrë të sigurohet përgatitja e nxënësve për përvetësimin e përmbajtjeve të reja në periudhën e tretë klasifikuese”, theksohet në kumtesën e Marrëdhënieve me Publikun të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit.
Më heret nga kjo ministri është kumtuar se në fillim të javës, të gjitha shkollave u është dërguar udhëzuesi mbi realizimin e programeve arsimore për periudhën e tretë dhe të katërt klasifikuese për të gjitha lëndët mësimore.
Shefi i Grupit Punues që obligohet për përgatitjen e modelit për organizimin e mësimdhënies, njëherësh edhe kandidat për sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporit, Martin Calasan, ka thënë se pas javës së parë të mësimdhënies online, shkollat do të zgjedhin njërin nga dy modelet e ofruara në përputhje me kapacitetet e tyre kadrovike dhe hapësinore.
Ai, ndër të tjera ka theksuar se vendimi i grupit punues është që t’ua lë shkollave që të zgjedhin modelin e organizimit të mësimdhënies.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat