Parkut në Tuz iu shtua gjelbërimi

Tuz – Në Ditën Ndërkombëtare Tokës, SHPK “Komunale” në Tuz ka bërë thirrje për t’u ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që ka ruajtja e planetit ku jetojmë dhe që në mënyrë kolektive të tregohet përgjegjësi mbi përkujdesjen ndaj mjedisit, për të mirën e njerëzve sot dhe të gjeneratave pasardhëse.
SHPK “Komunale” e cila drejtohet nga z. Nikollë Camaj, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës e cila shënohet çdo vit më 22 prill, ka bërë rregullimin dhe pastrimin e të gjitha zonave të qytetit si dhe ka mbjellë disa palma, lavandë dhe lule sezonale në parkun qendror të qytezës së Tuzit.
“Me këtë aktivitet, parkut tonë do t’i japim një pamje më të bukur. Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë me aktivitete të ngjashme, në lokalitete të ndryshme në trevën e komunës sonë”, kanë njoftuar nga SHPK “Komunale”.
Ata kanë shtuar se planeti i tokës dëmtohet më së tepërmi nga vetë qeniet njerëzore, nëpërmjet betonimeve të ndryshme, asfaltimeve dhe ndërtimeve të tjera. Për më tepër bënë apel që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbjelljes së gjelbërimeve të ndryshme.
Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, edhe Sekretariati për Bujqësi dhe Ruajtje të Mjedisit në bashkëpunim me shkollat në Malësi, kanë bërë mbjelljen e disa fidanëve të ndryshme nëpër disa Bashkësi Lokale në vend.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat