Paralajmërim për partitë shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi

Qeveritarët aktualë malazezë deklarohen se janë për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet fqinje të Malit të Zi, por nuk mund të ketë fqinjësi të mirë nëse nuk i zbaton marrëveshjet dhe detyrimet ndërshtetërore. Tekefundit, cili është qëllimi i firmosjes së marrëveshjeve nëse zbatimi i tyre varet nga tekat e ndonjë individi apo qeveritari, në rastin konkret të ish-ministrit Kovaç dhe sojit të tij?!

Ismet Kallaba

Vetëm disa ditë para zyrtarizimit të formimit të Qeverisë së re të Malit të Zi ka ndodhur një ngjarje shumë domethënëse, që pak a shumë kaloi në heshtje nën hijen e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe Qeverisë së re të Malit të Zi, në krye me kryeministrin Millojko Spajiq.

Në qeveritë e dala pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, ministrat janë sjellë si feudalë që mund të bëjnë çfarë të duan brenda feudit të tyre, pa i dhënë përgjegjësi askujt. Kjo qasje është në kundërshtim me detyrimet nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të Malit të Zi dhe proceset integruese euroatlantike


Pavarësisht se Gjykata e Lartë në Bijello Pole kishte konstatuar se janë plotësuar kushtet për ekstradimin e dy serbëve (Zhivko Vuksanoviq dhe Momçillo Vukotiq) të akuzuar për krime lufte në Kosovë, tashmë ish-ministri i Drejtësisë Marko Kovaç kishte vendosur që ata të mos i dorēzohen Kosovës, rrjedhimisht të lirohen pas një muaji paraburgim, me arsyetimin se “ka dyshime për përndjekje politike” dhe se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, me vlerësimin se është fjala për një “moment politik”. Me këtë veprim ai ka treguar haptas se për të nuk vlejnë ligjet dhe se parësore ka përkatësinë ideologjike nacional-shoviniste.
Ky rast është një paralajmërim për partitë shqiptare, të cilat janë pjesë e Qeverisë aktuale të Malit të Zi, se raste të tilla apo të ngjashme mund të ndodhin edhe në të ardhmen. Për çudi, ka munguar reagimi i partive shqiptare lidhur me këtë rast! Mbase këtë e kanë bërë edhe me qëllim, sepse çfarëdo reagimi do të nxiste argumente shtesë kundër hyrjes së tyre në qeverinë e re të Malit të Zi. Ndërsa arsyetimi i ish-kryeministrit Dritan Abazoviq se “s’kemi bërë ekstradim as në Rusi” është vërtet absurd! Si mund të krahasosh Kosovën, një vend ku forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe kanë kryer krime ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, me Rusinë dhe regjimin e saj autoritar që zhvillon luftë pushtuese kundër Ukrainës dhe përpiqet të mbysë çdo zë kundër brenda vendit?!

Arsyetimi i ish-kryeministrit Dritan Abazoviq se “s’kemi bërë ekstradim as në Rusi” është vërtet absurd! Si mund të krahasosh Kosovën, një vend ku forcat paraushtarake dhe ushtarake serbe kanë kryer krime ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, me Rusinë dhe regjimin e saj autoritar që zhvillon luftë pushtuese kundër Ukrainës dhe përpiqet të mbysë çdo zë kundër brenda vendit?!


Në fakt, ky nuk është i vetmi rast ku ish-ministri Kovaç apo ministra të tjerë vendosin në plan të parë interesat që lidhen me përkatësinë e tyre kombëtare, kundrejt detyrimeve ligjore dhe shtetërore. Ish-ministri Kovaç dhe ish-ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, kanë marrë pjesë më 9 janar të këtij viti në kremtimin e Ditës së Republikës Serbe, që është shpallur si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës. Në qeveritë e dala pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, ministrat janë sjellë si feudalë që mund të bëjnë çfarë të duan brenda feudit të tyre, pa i dhënë përgjegjësi askujt. Kjo qasje është në kundërshtim me detyrimet nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të Malit të Zi dhe proceset integruese euroatlantike.
Qeveritarët aktualë malazezë deklarohen se janë për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet fqinje të Malit të Zi, por nuk mund të ketë fqinjësi të mirë nëse nuk i zbaton marrëveshjet dhe detyrimet ndërshtetërore. Tekefundit, cili është qëllimi i firmosjes së marrëveshjeve nëse zbatimi i tyre varet nga tekat e ndonjë individi apo qeveritari, në rastin konkret të ish-ministrit Kovaç dhe sojit të tij?!

Të fundit

më të lexuarat